Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit, vetëm pas një ore nga lëkundjet 5.3 ballë vendi u godit nga një tjetër tërmet me magintudë 3.9 ballë.
Shqipëria është lëkundur disa herë nga pas-goditejet e tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë, të rënë mëngjesin e së martës, prej të cilit humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, grupet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e personave të cilët kanë mbetur në rrënojat e banesave të shkatërruara./ Opinion.al