Visho Ajazi vendosi të dorëhiqet nga drejtimi i SHISH duke lënë në zyrën e Ramës kërkesën për largim.
Kjo kërkesë e aprovuar nga Kryeministri i është paraqitur dje Presidentit Ilir Meta në zyrën e tij.
Ky i fundit ka folur mbi këtë argument në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka.
I pyetur nga Peka, përse kreu i SHISH ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje tek Kryeministri dhe jo tek Presidenti, Meta i është përgjigjur: “Këto janë modalitete”.
Nëse kujtojmë një deklaratë të djeshme të Ylli Manjanit në Opinion, se në fakt Rama prej 4 muajsh e ka patur në zyrë dorëheqjen e Ajazit, duket se përgjigja është e qartë. Ajazi zgjodhi Ramën për të ikur, sepse me sa duket Kryeministri nuk i ofroi mbështetje. /Opinion.al