Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse socialistët vendosën ta mbrojnë Saimir Tahirin, çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate?

2017/10/20 at 1:32 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Opinion/ A ndiheni i tradhtuar? Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

Manjola Bregasi –

Saimir Tahiri gjeti sot mbështetjen e socialistëve në mbledhjen e Komisionit të Mandateve. Deputeti Ulsi Manja ka qenë oponenti më i fortë i grupit të prokurorëve, ndërsa u ka drejtuar atyre pyetje lidhur me formulimin e akuzës dhe ngritjen e saj, mbështetur fort edhe nga deputetja Vasilika Hysi.

Në një sagë, drejtimi i së cilës u duk se do të ndryshonte në fakt që në mëngjesin e sotëm, pyetja që ngrihet logjikisht është e thjeshtë: Përse socialistët vendosën ta mbrojnë Tahirin? Çfarë ndodhi pas mesnatës së mbrëmshme? Cilat qenë direktivat që Rama dha sot në mëngjes? (Le te mos harrojmë, se Kryeministri takoi para mbledhjes të gjithë anëtarët e Këshillit si dhe ministrin e Brendshëm Xhafa.)

Saimir Tahiri u braktis nga socialistët, veçanërisht pasi Prokuroria dërgoi në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të tij.

Askush nga socialistët nuk reagoi, askush nuk e takoi. Madje as anëtarët e Komisionit të Mandateve nuk e thirrën për ta dëgjuar, ndonëse e kishin “detryim” që të paktën të dinin se si ta mbronin.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin e mbrëmshëm, se si ishte e mundur që as anëtarët e komisionit nuk e kishin dëgjuar, Tahiri u përgjigj: “Nuk e di, edhe unë vetë jam i çuditur”.

Por, deputeti vazhdoi duke thënë se atij nuk i duhej mbështetje dhe as do ta kërkonte një gjë të tillë. Kjo la të kuptohej se Tahiri nuk kishte në fakt mbështetjen e partisë.

Por mëngjesin e sotëm, kursi i lëvizjeve ndryshoi. Fillimisht Fatmir Xhafa, në një deklaratë që në fakt ishte përtej kompetencave të tij, pohoi se është ndërhyrë në hetimet kundër Tahirit.

Më tej, në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, socialistët dukeshin të qartë, të vendosur dhe të fortë për ta mbrojtur deri në fund ish-ministrin e tyre, duke e vënë prokurorinë përballë pyetjeve që synonin qartazi të nxirrnin se kërkesa e kësaj të fundit për arrestimin e deputetit, ishte e pavend.

Çfarë ndodhi mbrëmë pas emisionit Opinion?  Çfarë ngjarjesh të reja u zhvilluan pas mesnate? Si ishte e mundur që Tahirin, të cilin socialistët nuk e ftuan as për një kafe, sot vendosën ta mbrojnë?

Mos ndoshta mbrojtja që ai i bëri vetes në “Opinion” foli më shumë nga sa ata prisnin?

Etiketa: mandatiManjola Bregasimbrojtjaramasocialistettahirixhafa

Ju sugjerojmë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Para
Mbledhja e komisionit, prokuroria e pranishme ne mbledhje, çfarë do të vendoset për fatin e Tahirit? 

Tahiri i ashpër kundër prokurorëve: Unë nuk jam "Ti", jam "JU"

Mbledhja e komisionit, prokuroria e pranishme ne mbledhje, çfarë do të vendoset për fatin e Tahirit? 

Nga Këshilli i Mandateve/ Saimir Tahiri merr në pyetje Prokurorinë

Ja si i përgjigjen shenjat e horoskopit fjalës “Të dua”  në fillim

Ja si i përgjigjen shenjat e horoskopit fjalës “Të dua” në fillim

TE FUNDIT

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
29 Tetor, 2025

Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, prej kohës filloi...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
29 Tetor, 2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Vendimi i datës 27 tetor 2025, mban firmën...

Lexo më shumë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
29 Tetor, 2025

Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com