Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse shumica socialiste dështon me ligjin e magjistratëve të rinj

2018/07/19 at 3:09 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse shumica socialiste dështon me ligjin e magjistratëve të rinj

Shumica socialiste nuk ka mundur as sot të miratojë ndryshimet në ligjin për magjistratët e rinj që i jep të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës.

Deputetët e opozitës braktisën sallën e kuvendit duke penguar kështu miratimin e ndryshimeve, për herë të dytë.  Që këto ndryshime të miratohen duhen të paktën 84 vota, por shumica socialiste së bashku me aleatët e saj nuk mund të mbledhin më shumë se 78 vota, ndaj votat nga disa deputetë të opozitës janë të nevojshme.

Opozita u largua nga salla në shenjë proteste për votimin e parregullt të ligjit të Teatrit Kombëtar më 5 korrik. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho kërkoi të ripërsëritet votimi për ligjin e teatrit kombëtar:

“Kërkoj të rivotohet ligji për Teatrin pasi votimi ka qenë i parregullt dhe për shkak se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota.”

Menjëherë pas largimi të deputetëve nga salla, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se ligji për magjistratët do të kalojë për votim ditën e hënë dhe i kujtoi opozitës se “reforma në drejtësi duhet të ecë përpara”:

“Shpresoj që opozita ditën e hënë të ketë reflektuar mbi këtë kërkesë dhe detyrimin që ka Kuvendi në kuadër të vijimit të implementimit të reformës në drejtësi të vijojmë ta kemi çështje të hapur për diskutime ku mirëpresim dhe diskutimet e opozitës.”

Megjithëse deputetët e opzoitës braktisën sot kuvendin në shenjë proteste për ligjin e Teatrit Kombëtar, më herët ata janë shprehur dhe kundër ndryshimeve në ligjin e magjistratëve.

Ndryshimet e propozuara nga PS, i japin të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës.

Me ndryshimet e bëra nga reforma në drejtësi, kjo e drejtë është vetëm e KLGJ-së dhe KLP-së, institucione të paformuara akoma si pasojë e vonesave të shumta të procesit të vetingut.

Sipas PD-së dhe LSI-së, miratimi i këtij projekligji do të thotë de facto kapje e sistemit të drejtësisë nga qeveria socialiste, e cila ka emëruar Prokuroren Arta Marku dhe anëtarët e KLD-së, mes të cilëve është dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. / Exit.al

Etiketa: Kuvendiligji i magjistratevePDps

Ju sugjerojmë

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
Aktualitet

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

27 Tetor, 2025 5:16 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Historia/ Të ndarë prej 7 vitesh, ish burri mesazhe provokuese gruas së parë

Kurrë mos i dërgoni partnerit këtë lloj mesazhi

Zyrtarët e lartë të BE bien në kurthin e të rinjve rusë. Zbulohet telefonata që i prishi qetësinë e Juncker dhe Mogherinit

Zyrtarët e lartë të BE bien në kurthin e të rinjve rusë. Zbulohet telefonata që i prishi qetësinë e Juncker dhe Mogherinit

Pas birrës Klaudia Pepa i heq trurin pushuesve me sparkatën në mes të plazhit

Pas birrës Klaudia Pepa i heq trurin pushuesve me sparkatën në mes të plazhit

TE FUNDIT

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
27 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, nëse është marrë në pyetje kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
27 Tetor, 2025

TAIPEI, TAJVAN — Supermodeli dhe aktivisti global Elton Ilirjani ndriçoi skenën e Taipei Fashion Week SS26, duke u shndërruar në...

Lexo më shumë

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
27 Tetor, 2025

Kreu i demokratë, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me kreun e SPAK, Altin Dumani. Momenti i leximit të pyetjeve...

Lexo më shumë

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend është pyetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com