Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

2019/04/10 at 6:37 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

Nga Blendi Fevziu


Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i  dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transfertat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i mirëmenduar dhe me shumë impenjim financiar dhe llogjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi informativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më të sofistikuar të Hollivudit.

Jo.

Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milion euro. Shqipëria i është cënuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe tësigurta, aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të NATOS, aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërë çfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë. Nëse në vend të hajdutëve do të kishin qenë 4 terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë! Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të amerikës qëndrore, por siguria e aeroporteve është një çështje jashtë çdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare.

Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2 Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza. Komiteti ka për Kryetar Drejtorin e Autoritetit civil dhe nënkryetar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë Drejtori i Doganave, Drejtori i Kufirit, Shefi ushtarak i forcave ajrore, Drejtori i Emergjencave Civile, Drejtori i ANTA dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet.

E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, Shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron.

Ndaj në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.

Kjo është realisht fatkeqësi.

Blendi Fevziu

Etiketa: GRABITJERinasshqiperi


Ju sugjerojmë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

15 Maj, 2025 4:25 pm
PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
Aktualitet

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

15 Maj, 2025 4:17 pm
I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
Aktualitet

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

15 Maj, 2025 4:01 pm
Para
Turqia: Mund të blejmë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga Rusia

Turqia: Mund të blejmë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga Rusia

BE gati të shtyjë Brexit me një vit

BE gati të shtyjë Brexit me një vit

Rita Ora flet për qëndrimin në Kosovë

Rita Ora flet për qëndrimin në Kosovë
















TE FUNDIT

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
15 Maj, 2025

Edhe një herë, , përfaqësuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së që të lexohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com