Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Serbia po provokon në Kosovë?

2017/01/15 at 2:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 10 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –

Nëse treni i dekoruar me parrulla antishqiptare dhe simbole fetare e nacionaliste serbe, nuk do të ishte nisur dje, ndalimi i Haradinajt në Francë mund të konsiderohej edhe një rastësi. Të dyja bashkë, dalin nga kuadri i kësaj dhe marrin një tjetër ngjyrim. Atë të një tentacioni serb për të ndryshuar raportet dhe mbështetjen në atë zonë.

Që treni i nisur nga Beogradi ishte as më pak e as më shumë një provokim për këtë biem dakort të gjithë. Madje një provokim simbolik. Ishte një dhuratë e Rusisë, që u brendua nga fillimi në fund me parrulla nacionaliste dhe u nis për të testuar reagimin e Kosovës, por më shumë atë të faktorit ndërkombëtar.

Historia e shekullit të XX është e mbushur me precedentë të ngjashëm. Vietnami i Veriut që i ndruhej ashpërsisë së Presidentit Nikson i dha urdhër trupave të veta të kalojnë linjën e kufirit dhe të sulmojnë Jugun (duke shkelur marrëveshjen e Parisit me SHBA) pikërisht atë moment që Nikson po largohej nga Shtëpia e Bardhe për t’i lënë vendin Xherald Fordit. Ata provuan duke besuar se Ford do sillej ndryshe nga Nikson dhe kishin të drejtë. Vetnami i Jugut ca muaj më pas nuk ekzistonte më. Edhe pse ai ishte garantuar me një marrëveshje ndërkombëtare të njohur botërisht.

Në Janar 1980, ndërsa Ronald Regan po betohej si President, Irani nxorri me ngut pengjet amerikane, ish diplomatë të ambasadës, që i mbante prej 444 ditësh jashtë territorit të saj. Irani e kishte kuptuar që Karter nuk do reagonte, por kur Regan që kishte kërcënuar se lirimi i tyre do ishte akti i parë i tij dhe Irani do përgjigjej u bë President, i nxorrën 90 amerikanët me një avion Algjerian vetëm që të dilnin nga territori i tyre. Regan ishte duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë kur një gazetar e njoftoi se pengjet qenë liruar. Në këtë rast, provokimi që dha rezultat me Karter, ndryshoi krejt me Reganin.

Presidenti Putin, e kuptoi që administrata e Obamës ishte e pavendosur për të mbrojtur pozicionin amerikan në Siri dhe Ukrainë, pas disa provokimeve e mori krejt Krimenë. Ajo është sot pjesë e Rusisë duke shkelur gjithë të drejtat ndërkombëtare.

Serbia (nuk e di nëse me apo pa shtytjen e Rusisë) ka vepruar identik në këtë mënyrë. Konteksti ndërkombëtar e favorizonte provokimin. Zgjedhja e Tramp ka ngritur një pikëpyetje se si do sillen SHBA me Rusinë dhe këtë pjesë të Ballkanit; BE është krejt e paralizuar po ashtu nga mos njohja e reagimeve të mëtejshme amerikane. Serbia e ka provuar me rastin Haradinaj që Europa është më pak e vendosur për t’i qëndruar gjerave që ka ndërtuar vetë. Ajo provoi dje, duke përdorur edhe simbolikën e Rusisë, për të provuar më shumë se sa Kosovën, faktorin ndërkombëtar. Dhe disi ja arriti. BE ishte krejt e paaftë të reagonte dhe deklarata e zëdhënëses së Komisioneres së jashtme ishte e habitshme. Për fat reagoi Kosova. Nëse Kosova nuk do reagonte, nuk është çudi që pas murit dhe trenit, Serbia të hidhte hapin e tretë. Edhe pse duhet të ketë sërish kujdes se kjo mund të ndodhë në këto ditë që vijnë. Serbia do provokojë sërish, për të gjetur rastin të ndërhyjë në veri, duke e vënë BE, SHBA dhe gjithë faktorin ndërkombëtar përpara faktit të kryer. Negociatat më pas nisin nga ky fakt i kryer dhe duke besuar tek një situatë e re gjeopolitike, ajo beson se do të fitojë një avantazh që e kishte humbur prej thuajse 2 dekadash në këtë zonë.

Kjo kohë e ndërmjetme, kur administrata Obama nuk vepron dot; kur administrata Tramp s’ka hyrë ende në zyrë dhe nuk ka përkufizuar qartë qëndrimin e saj; kur BE pret më shumë reagimin e Uashingtonit për të rindërtuar gjithë politikën e jashtme të saj, është padyshim koha më e mirë për të provokuar, ose për të përfituar me forcë, atë që në rrethana të tjera nuk e merr dot. Ndaj Kosova reagoi drejtë dhe ky ishte reagimi i vetëm i saj. Rëndësia ishte tek gjesti, sepse fotot me “lojra luftash” kanë vlerë vetëm për naivët dhe ata që s’e kuptojnë që kjo është çështje guximi dhe jo fuqie! Kosova veproi drejtë dhe kjo ishte prova e parë e vërtetë e saj si shtet!

Blendi Fevziu

Etiketa: bekosovaprovokimrusiaserbiashbaTreni i Beogradit

Ju sugjerojmë

Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Para
Babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini: Çfarë heroizmi ka bërë Uarda Çota, ‘sex-bomba’ e amnistisë që fitoi lirinë?

Babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini: Çfarë heroizmi ka bërë Uarda Çota, ‘sex-bomba’ e amnistisë që fitoi lirinë?

Ja si është bota e të posalindurit

Ja si është bota e të posalindurit

Hyjnë për të vjedhur vilën luksoze në Lundër, por pronari i befason

Hyjnë për të vjedhur vilën luksoze në Lundër, por pronari i befason

TE FUNDIT

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
19 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te Grenlanda, dhe këmbënguli se...

Lexo më shumë

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
19 Janar, 2026

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të...

Lexo më shumë

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
19 Janar, 2026

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
19 Janar, 2026

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com