Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse rikthimi i komunizmit është kaq i mundshëm sot?

2018/12/13 at 10:55 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse rikthimi i komunizmit është kaq i mundshëm sot?

Nga Vehap Kola

Ekzistojnë shumë arsye për të besuar se komunizmi mund të rikthehet në Shqipëri, por ndoshta argumenti më kryesor që na bën ta besojmë si krejt të gjasshme mundësinë e një ardhjeje të dytë të diktaturës gjakpirëse është se ai rend shoqëror e vleror që ka mundësuar ardhjen e tij të parë nuk duket se është asgjësuar apo zëvendësuar me një rend më imun ndaj ideve marksiste-leniniste.


Përkundrazi, pas ngricës polare të regjimit diktatorial dhe temperaturave të larta fragmentuese të liberalizmit post-modern ajo që ka ndodhur me rendin shoqëror i përngjet një thërrmuarjeje të truallit mbi të cilin do të duhej kultivuar filizi i imunizuar. Familja, feja dhe prona, jo vetëm që nuk u ripërtërinë gjatë tranzicionit post-komunist, por për iu nënshtruan një reaksioni të mëtejshëm shpërbërjeje ontologjike. Përmbledhtazi mund të thuhet se shumë komponentë të rendit shoqëror ekzistues priren të shtyjnë shoqërinë drejt komunizmave dhe diktaturave të tjera.

Thërrmimit të elementëve të mësipërm që përbëjnë shtyllën kurrizore të strukturës sociale i ndajshtohet një dështim i manifestueshëm dhe i gjithëmbarshëm i sistemit politik, ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë. Në këtë terren gjen përhapje një besim se njerëzit sot nuk jetojnë më mirë se gjatë diktaturës komuniste. Mekanizmi elektoral i demokracisë është korruptuar në mënyrë të pariparueshme dhe shqiptarët kanë humbur tërësisht sigurinë se rezultati i proceseve zgjedhore pasqyron vullnetin e sovranit.

Dështimi i ekonomisë është edhe më i dukshëm: mungesa e rritjes është shoqëruar, paradoksalisht, me rritjen e pabarazisë dhe zhbalancimit të shpërndarjes së të ardhurave. Sipërmarrja vendëse nuk ka bërë asnjë progres që nga prishja e ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave bujqësore. Edukimi ka rënë në kolaps: kërkimi shkencor dhe resurset akademike janë fallse në tërësi. Dështimi në sistemin shëndetësor manifestohet lehtësisht nga ikja e pandalshme e mjekëve. Ndërsa sistemi i falimentuar i drejtësisë është përfshirë në një operacion politik shpërfytyrimi dhe kapjeje përfundimtare.

Konditat e lartpërshkruara me dy fjalë mund të krahasohen pa frikë me ato të luftës së dytë botërore. Në fund të saj, komunistët arritën të instalojnë diktaturën e tyre vendvrasëse. Por, barabitja e diktaturës me kaosin e kësaj situate paradiktatoriale duket se i shërben pikërisht instalimit të një regjimi komunist të vend. Në shumë aspekte, fatalizmi i këtij dëshpërimi mbarëkombëtar mund të jetë kundërproduktiv. Nëse diktatura nuk paska qenë me keq se kaq, madje në shumë aspekte (siç nënkupton besimi i sipërcituar) më mirë, atëherë kthimi i saj nuk qenka kaq ogurzi sa pretendohet nga ligjërimi anti-komunist. Rezistenca ndaj rikthimit të saj, përveçse e kotë, mund të jetë edhe e panevojshme.

Natyrisht, keqfunksionimi i shtetit dhe troshitja shoqërore post-komuniste nuk mjaftojnë për ta sjellë komunizmin si produkt i një marrëdhënieje shkak-pasojë. Rikthimi i komunizmit mundësohet nga veprimi i organizuar dhe sistemik i grupeve shoqërore që synojnë instalimin e sërishëm të diktaturës. Nga njëra anë, struktura ideore e marksizmit nuk u çrrënjos asnjëherë nga universiteti shqiptar.

Një shumicë mbizotëruese e stafit akademik dhe kurrikulave mbetën pa prekur dhe pa ndryshuar. Trashëgimia marksiste-leniniste nuk u dobësua, përkundrazi gjeti hapësirë të zhvillohej si një paradigmë kritike ndaj kapitalizmit liberal-demokrat. Sa herë që e majta fitonte pushtetin, përhapja e këtyre ideve fiton një moment përshpejtimi të pakthyeshëm. Nga ana tjetër, kuadri institucional i demokracisë liberale duket tërësisht e brishtë për të na mbrojtur nga rikthimi i diktaturës. Kushtetuta, demokracia elektorale, media, mekanizmi i tregut apo feja janë provuar të jenë gardhime të pazonja karshi dyndjes komuniste. Dëshmia më jehuese e kësaj të vërtete është paaftësia e pëlhurës shoqërore e institucionale për të ndalur shkeljen e të drejtave të njeriut, shkatërrimin e pronës dhe kapjen e shtetit nga krimi. Madje këto të fundit janë shndërruar edhe në aktakuzë publike ndaj post-komunizmit.

Sa i përket proceseve ideore, një sistem kapilar institucionesh edukimi, të aktivizmit dhe politike janë krijuar në Shqipëri për të shërbyer si vatra të kultivimit me idetë marksiste-leniniste dhe si mekanizma të shtytjes drejt ‘pikës së krizës perfekte’. Organizata Politike, Lëvizja për Universitetin dhe Logu i Shkëndijës janë vetëm tre domene që njihen publikisht si komponentë të kësaj merimange të mendimit dhe veprimit marksist në vend.

Një leksion i pedagogut sovjetolog Sofokli Meksi i publikuar në faqen në facebook të ‘Logu i Shkëndijës’ përshkruan pa hezitim rrugën nëpër të cilën është implementuar strategjia marksiste-leniniste për ta çuar vendin drejt krizës që e bën të pashmangshme rikthimin e diktaturës së proletariatit. Skema, e denjë për një grusht të ngadaltë shteti, është mbështetur mbi një dështim të qëllimshëm të rendit shoqëror dhe kuadrit institucional të Shqipërisë.

Ndërsa, sa i përket aftësisë së pëlhurës shoqërore dhe kuadrit institucional për të penguar rënien në komunizëm, aborti është edhe më i manifestueshëm. Me mijëra shqiptarë, kryefamiljarë, sipërmarrës, gazetarë, efektivë të forcave të sigurisë, pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, e kanë gjetur veten të mashtruar nga një shoqëri në dukje e fortë dhe nga institucione në dukje funksionale.

Kur arroganca, arbitrariteti dhe egërsia e një qeverie të pamëshirë u shkatërronte shtëpitë, zhdukte dëshmitarët, intimidonte median dhe përdorte policinë për të përhapur kultivimin e drogës dhe mbulimin e krimeve, ata e panë veten të vetmuar dhe të braktisur. Pra, ne jetojmë në një shoqëri të ngjashme me atë që bëri të mundur ardhjen e komunizmit në 1945 dhe që nuk karakterizohej nga asnjë fuqi për ta ndalur atë. Përse të mos e mundësojë rikthimin e diktaturës sot?/opinion.al

Etiketa: rikthimi i komunizmitvehap kola


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Marku: Nuk është e lehtë të ndërhysh në sistemin e medias

Debati me studentin e verbër, Marku: Mos bëni shfaqje të ulët

Debati/ Marku: Je bërë qesharak. Rama: Pse je zverdhur

Debati/ Marku: Je bërë qesharak. Rama: Pse je zverdhur

Studenti i verbër i thotë Ramës: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju

Studenti i verbër i thotë Ramës: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju
















TE FUNDIT

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën
16 Maj, 2025

Presidenti francez Macron mbërriti pak më parë në Tiranë, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama në Sheshin ‘Skënderbej’. Macron...

Lexo më shumë

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
16 Maj, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me kreun e vendit Edi Ramën,në Kryeministri. Përmes...

Lexo më shumë

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
16 Maj, 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, e miërpritur nga kryeministri...

Lexo më shumë

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
16 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com