Nicolas Cage do të rikthehet në kinema me një film që pritet të thyejë rekorde pasi kësaj here ai do të interpretojë vetveten. Filmi do të quhet ‘Pesha e papërballueshme e një talenti masiv’, dhe sipas raportimeve skenari është shkruar pa dijeninë e Cage.
Skenaristët Tom Gormikan dhe Kevin Eten, e kontaktuan atë për t’iu bashkuar projektit pasi kishin kopsitur çdo detaj. Aktualisht 55-vjeçari është në fazën përfundimtare të bisedimeve me kompaninë “Lionsgate” që do të prodhojë filmin, nga i cili ai do të përfitojë miliona dollarë.
Në prodhimin dramatik do të përfshihen skena nga filma te njohur te Cage si ‘’Leaving Las Vegas’’, ‘’Gone in 60 seconds’’ apo “Face-off”./Opinion.al