Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse na pëlqejnë thashethemet?

2022/08/08 at 4:34 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse na pëlqejnë thashethemet?

Duam apo s’duam, të gjithëve na pëlqejnë thashethemet. Edhe ata pak njerëz që përpiqen të mos përfshihen në rrjetin e thashethemeve që i rrethojnë, rrezikojnë izolimin.


Po pse ndodh kjo? Informacioni privat për njerëzit e tjerë, është shumë tundues për gati të gjitha qeniet njerëzore. Sipas antropologut Robin Danbar i Universitetit të Oksfordit, thashethemet janë një mekanizëm që shërben për të krijuar lidhje shoqërore, e ngjashme me gjestin e heqjes e morrave tek njëri-tjetri, të praktikuar nga primatët dhe hominidët e parë.

Gjatë këtij momenti, paraardhësit tanë mësuan të dallonin miqtë nga armiqtë, duke e bërë grupin gjithnjë e më të sigurt dhe më kompakt. Ndërsa fisi u zgjerua, nuk ishte më e imagjinueshme që të njiheshin që të gjithë. Më pas, filluam të flasim për ata që ishin shumë larg rrethit më intim.

Dhe ata nuk identifikoheshin më nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë, por nga thashethemet që qarkullonin për ta në komunitet. Edhe vetë gjuha, sërish sipas Danbar, ka lindur për t’i bërë jehonë thashethemeve. Në fiset e të parëve tanë, thashethemet ishin gjithashtu të lidhura në mënyrë indirekte me inteligjencën sociale.

Njerëzit që shfaqnin më shumë kuriozitet mbi jetën e të tjerëve, kishin gjithashtu më shumë aftësi për të ndikuar mbi sjelljen e grupit. Përzgjedhja natyrore, ka favorizuar dukshëm individët më kureshtarë. Edhe sot është e vështirë të gjesh dikë, që nuk ka një minimum interesi për një histori pikante, apo për deklarimin tatimor të një të njohuri të tij.

Gjithsesi, ndryshe nga sa mund të mendohet, aspektet pozitive të thashethemeve janë të shumta. Ndarja e thashethemeve, është dëshmi e besimit tek tjetri, dhe i konsolidon lidhjet shoqërore. Aq sa të jesh i përjashtuar nga rrethi i besimit, nuk është një shenjë e mirë. Pasi do të thotë që nuk je i pranuar nga grupi.

Nga na tjetër, sulmi ndaj reputacionit të dikujt që është më lartë se ne, na bën të ndihemi mirë. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, paralajmërimi që na bëjnë miqtë dhe të njohurit mbi pandershmërinë e të tjerëve, na e lehtëson stresin e përditshëm. Ndërkohë thashethemet, janë një pengesë e shkëlqyer për ata që shkelin ose nuk respektojnë rregullat dhe vlerat e grupit të cilit i përkasin. Ose kush “merr” nga komuniteti, pa dhënë asgjë në këmbim. Psikologët dhe studiuesit e sjelljes, thonë se ndryshimi i pjesshëm ose i plotë i roleve, dhe rivendosja e përkohshme e ekuilibrit të pushtetit, peshojnë shumë tek thashethemet.

Ata që ndihen të pa favorizuar nga fati, mund të lëndojnë ata që kanë më shumë fat ose mund të shohin poshtërimin e tyre. Ata që janë të shëmtuar, do të mëshirojnë ata që janë të bukur por budallenj. Ata që janë të varfër, do të gëzohen nga problemet gjyqësore ose financiare të të pasurve e kështu me radhë, duke rivendosur një barazi të përkohshme tek gjërat e botës,dhe duke e ndjerë këtë si një akt drejtësie.

Nëse dikur objektivat ishin të plotfuqishmit, sot objekt thashethemesh janë edhe yjet e spektaklit dhe personazhet publikë. Për antropologun Zheromn Barkou, studiues i thashethemeve në Universitetin Dalhauzi (Kanada), përveç figurave “superiore”, viktimat e preferuara të thashethemeve janë individët me të cilët ndihemi në konkurrencë, apo që nga pikëpamja evolucionare, kanë një potencial konkurrues.



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

Ulet numri i testimeve, 3 viktima nga COVID-19 dhe 167 raste të reja

Ukraina: Janë vrarë mbi 42 mijë rusë

Ukraina: Janë vrarë mbi 42 mijë rusë

VIDEO/ Pas 30 vitesh, banorët e Bedatit në Divjakë furnizohen me ujë

VIDEO/ Pas 30 vitesh, banorët e Bedatit në Divjakë furnizohen me ujë
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com