Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po stimulojmë një shoqëri ziliqare?

2016/08/28 at 6:30 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

Nga Blendi Fevziu –


“Ky të shkojë të rregullojë surratin pastaj të blejë avion”!

Ky ishte komenti i parë që më ra në sy, direkt pas një lajmi pa shumë rëndësi dhe pa asnjë lidhje me Shqipërinë. Një lajm që njoftonte se futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Nejmar, kishte blerë një avion privat dhe e kishte inaguruar duke bërë një fluturim me shokët e fëmijërisë në Las Vegas. U befasova nga komenti dhe nisa të lexoj më poshtë. Më bëri përshtypje që lajmi kishte shumë komente, trecereku i të cilave të mbushura me sharje dhe mllef. Dikush e shante me një racizëm befasues si njeri me ngjyrë; një tjetër thoshte se kishte marrë paratë që i meritonin shokët e tjerë në ekip se ata luanin për të, ndërsa dy komentet më të ashpra ngjanin më shumë me një mallkim. Njëri thoshte pak a shumë, “hëngsh kokën me këtë avion”, nddërsa tjetri, akoma më radikal: t’u bëfshin ilaçe paret e këtij avioni.

Ngela tejet i befasuar! E kuptoj mllefin e komentuesve ndaj njerëzve të politikës të pasuruar në mënyrë të dyshimtë; i kuptoj edhe sharjet ndaj njerëzve të biznesit të pasuruar më mënyrë spekulluese apo duke shmangur taksat publike, por nuk i gjeja asnjë shpjegim mllefit ndaj futbollistit të famshëm Brazilian. Nejmar mund të konsiderohet shembull për t’u frymëzuar në jetë. Së paku për një të ri. Ka lindur në një familje të varfër në një zonë po aq të varfër dhe arriti që falë talentit dhe punës të kthehet në një yll botëror i superpaguar. Por paguhet për punën e tij dhe nuk besoj se në jetë, i ka hyrë në pjesë ndonjë prej komentuesve shqiptarë. Po ashtu, ka të drejtë t’i shpenzojë paratë e tij ashtu si ai mendon.

Më qëlloi ta bisedoja këtë rast me një mikun tim, që merret që prej 3 vitesh me një studim për komentet në mediat on line. Një studim që tenton të shpjegojë mënyrën se si veprojnë individët në anonimat dhe se si pikërisht aty, shprehin një pjesë të mllefit dhe kompleksit që në kushtet identiteti e shmangin ose e moderojnë. Profesor në universitet, ai më furnizoi me një seri komentesh brilante, padyshim ndër më tipiket që të bëjnë të reflektosh thellë. Ato që më bënë përshtypje qenë disa komente në lajmin se Monika Belucin vijonte të dukej perfekte me bikini edhe në moshën 51 vjeçare. “Po hape shalët si kjo kurva nuk plakesh shpejt” shprehej njëri. “Po kjo katunarja  e Sicilisë që bën si seksi” shprehej i dyti, ndërsa disa komente të tjera ngjanin më shumë si fantazi pornografike se sa një koment mbi një lajm pa shumë bujë, se Monika Beluci dukej ende e mirë me bikini edhe 50 vjeç.

E kuptoj xhelozinë dhe mllefin në Shqipëri. Në një vend ku barazia fallse ka qenë dominuese prej gjysëm shekulli, prishja e saj ka krijuar çekuilibra shoqëror, por edhe psiqik. Një vend që vjen nga një mizerje e shpërndarë në mënyrë të barabartë e ka të vështirë të pranojë që pas 25 vitesh njerëzit nuk janë më të barabartë. Dhe shoqëria do të jetë e tillë tani e tutje. I gjej një shpjegim gjithë ankesave të personave publikë, sepse një vend kaq i vogël, fillon dhe të kujton se si ke pasur gjyshin e stërgjyshin dhe harron që suksesi është dimension personal dhe s’ka lidhje me biografitë. Por ne jemi mësuar kështu dhe kjo do dojë kohë të korrigjohet. Me të rinjtë padyshim që ndodh shumë ndryshe. Por nuk kuptoj mllefin ndaj personazheve që s’i lidh asgjë me këtë vend, si Nejmar dhe Beluçi, që për fatin e keq tonin as nuk ju njofim  babain, gjyshin apo kushërinjtë. Mbi të gjitha, mllefin ndaj njerëzve që kanë ecur para falë talentit të tyre, edhe pse nuk i kanë marrë leje askujt se me kë duan të shkojnë në shtrat apo se si do t’i shpenzojnë paratë e tyre.

Që xhelozia dhe zilia janë ndjenja njerëzore kjo është e njohur që kur ka nisur jeta në këtë planet. Që ka njerëz që nuk e durojnë dot suksesin e tjetrit edhe kjo është normale. Në folklorin shqiptar ka me dhjetra rrëfime që tallen me zilinë dhe cmirën si fenomene. Si ajo barcaleta e famshme kur personi i tretë që i kërkuan të shprehte një dëshirë, nuk kërkoi asgjë për vete, por kërkoi që mos t’i plotësoheshin dëshirat dy të tjerëve para tij. Por një gjë duket se është keqkuptuar në Shqipëri. Ndaj suksesit mund të kesh zili, por jo mllef. Gjithkush do dëshironte të ishte i suksesshëm në jetë. Nuk ka dyshim që janë miliona fëmijë në gjithë globin që duan t’i ngjajnë Nejmarit dhe të kenë suksesin e tij. Që e kanë atë idhull. Ka padyshim miliona të rinj që ëndërrojnë të kenë karrierën e Belluçit dhe miliona femra që do dëshironin të kishin bukurinë e saj. Njerëzit e suksesit janë gjithnjë modele në jetë dhe bota ka ecur përpara duke imituar ata. Unë nuk di që ndonjë njeri në jetë të dëshirojë të imitojë një njeri të dështuar dhe të ëndërrojë të bëhet si ai. Por di që shumë të dështuar nuk ja falin kollaj suksesin atyre që ecin përpara. Edhe pse, nuk e ndalin dot atë.

Blendi Fevziu

Etiketa: mllefMonika Belucinejmarpasurishoqeria shqiptarexhelozizili


Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Ja ku u gjetën 3 vajzat e zhdukura pogradecare

SMS-­ja e 3 vajzave: S’na kuptuat asnjëherë! Nëse na do, mos na kërko...

Luana Vjollca zbulon foton nga seti i ri

Luana Vjollca zbulon foton nga seti i ri

Shenim/Seks në kompjuter? Po, faleminderit

Zbulohet çifti i ri i showbizit...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com