Life Style

Përse jemi më të stresuar se zakonisht në Shtator, çfarë thonë ekspertët


               Publikuar në : 20:17 - 08/09/19 |
el ida

Nëse ju ndryshon humori me stinët, e njihni mirë këtë ndjesi që po përjetoni momentalisht.

Ankthi, një ndjesi frike apo shqetësimi që të gjithë e përjetojnë në një moment a në një tjetër, për disa është më i theksuar në fund të verës.

Sipas ekspertëve, ja pse jeni më të stresuar se zakonisht në shtator:

1. Me ardhjen e shtatorit, marrin fund pushimet. Gjatë verës, ne heqim dorë nga rutina dhe zakonet që ndjekim gjatë vitit. Me ardhjen e vjeshtës, duhet të përshtatemi sërish me stilin e jetesës që na shoqëron shumicën e vitit.

2. Shtatori nënkupton fillimin e shkollës, edhe nëse jeni diplomuar vite më parë. Dhe siç ndiheshim kur ishim fëmijë, në stres dhe jo rehat, ashtu ndihemi dhe tani, edhe pse s’kemi për t’u kthyer në shkollë.

3. Truri reagon ndaj ndryshimit të motit. Me pakësimin e ditëve me diell, ndikohet prodhimi i serotoninës në tru, hormonit që ndikon humorin, nepsin dhe gjumin. Mungesa e diellit dhe serotoninës mund të sjellë episode depresive./Opinion.al

Pas