Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse i përçau Alida Hisku artistët dhe historianët?

2015/11/09 at 8:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse i përçau Alida Hisku artistët dhe historianët?

TIRANE- Alida Hisku këngëtarja e njohur e viteve ’70-’80 rihapi edhe një herë një plagë të madhe të shqiptarëve që jetuan kohën e komunizmit. Ajo solli dëshminë e saj rrënqethëse. “Jam përdhunuar në burg nga hetuesit”, tha ajo. Dhe jo vetëm ajo, por edhe dhjetëra vajza e gra të tjera. Por Alida më pas e tërhoqi dëshminë, mbase nga kërcënimet, thonë se disa “mbetje” të komunizmit janë ende sot në zyrat e shtetit… Kjo nuk dihet me saktësi.
Ajo që dihet është se Alida çoi edhe një herë peshë zemrat e mendjet e atyre që jetuan atë periudhë. Historianët dolën në krah të saj duke deklaruar se Alida ka thënë të vertetën. Përmendim këtu, Nevila Nikën historianen e njohur që foli për Opinion.al apo edhe historianen austriake Shannon Woodcock.

Kundër fakteve të Alidës u rreshtuan, artistët Maks Velo dhe Sherif Merdani. Sipas të cilëve, Alida gënjen pasi në komunizëm, sipas tyre nuk guxonte njeri të abuzonte me detyrën. Kjo ngre shumë pikpyetje dhe vazhdon të mbetet temë e diskutuar.
Ne sjellim më poshtë disa argumente që sollën protagonistët në media pro dhe kundër Alida Hiskut.

1.Këngëtari Sherif Merdani mohon në mënyrë absolute se një gjë e tillë mund të ndodhte në atë kohë, së paku, jo brenda dyerve të institucioneve.

2.Kompozitori Agim Krajka tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për një rast të tillë.

3.Maks Velo tha se përdhunimi nuk ndodhte sepse Ministria e Brendshme e kishte pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë.

4.Historiania Shannon Woodcock thotë se “shumë njerëz në Shqipëri më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë.

5. Ish gazetari dhe prezantuesi i RTSH-së, Sadik Bejko thotë se e beson Alida Hiskun. “Sa gra e vajza janë dhunuar seksualisht veçmas, në grup, me thes në kokë, a duke i zhveshur lakuriq në orgjinë e fëlliqur të atyre që pushtetin e zyrave e ushtronin për të përmbushur epshet e veta”.

Sakaq doli në skenë edhe një tjetër histori. Ajo e Musine Kokalarit. Mbesa e saj ka reaguar pas një lajmi të përhapur në media se Musineja është përdhunuar në burg nga njerëzit e sigurimit. Në përgjigje të Novruz Shehut, mbesa e Kokalarit, thotë se “mund të them me bindje të plotë se babai im nuk i ka thënë një gjë të tillë Novruz Shehut. Nuk ma ka thënë as mua, që kam qenë me të natë e ditë deri në minutën e tij të fundit”.

Shehu, duke pretenduar se ka marrë dëshminë e të birit të Musinesë, thotë se edhe ajo është përdhunuar në burg.

Intervista e opinion.al me historianen Nevila Nika

Ju sugjerojmë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Para
Fier, arrestohen për korrupsion 2 punonjës të QKR

Fier, arrestohen për korrupsion 2 punonjës të QKR

Cristiano Ronaldo jashtë finales së topit të artë?

Cristiano Ronaldo jashtë finales së topit të artë?

Letra/ Për cilin bashkëpunim të munguar flet Naço në dorëheqje ?

Letra/ Për cilin bashkëpunim të munguar flet Naço në dorëheqje ?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
13 Korrik, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit...

Lexo më shumë

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
13 Korrik, 2025

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet...

Lexo më shumë

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
13 Korrik, 2025

Werner Daum një diplomat gjerman, jurist dhe autor botimesh mbi historinë e kulturës, ndërroi jetë gjatë një vizite në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com