-U tha në Opinion

Përse i kërkoi Monika Kryemadhi falje shqiptarëve


               Publikuar në : 12:41 - 18/10/19 |
Al Do

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Opinion teksa diskutohej çështja e hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Teksa diskutohej për përgjegjësitë e klasës politike në gjendjen ku ndodhet Shqipëria drejtuesi i emisionit i kërkoi zonjës Kryemadhi si përfaqësuesja e një prej partive kryesore në vend ti kërkonte falje shqiptarëve për pjesën e tyre të fajit.

Ju them të gjithë shqiptarëve të më falin për votën e dhënë në zgjedhjet e 2013, për qeverinë e 2013 për Edi Ramën kryeministër. Sepse kjo ishte një nga gabimet më të mëdha. Ishte një, mund të themi ide për stabilitet dhe ne për hir të stabilitetit instalojmë stabilokraci që i shërbeu krimit të organizuar. Që më emërimin e Saimir Tahirit ministër të Brendshëm, që me mungesën e konsensusit dhe që vazhdoi LSI-ja për të votuar 7 ligjet, edhe pse Partia Demokratike kishte të drejtë, për të vazhduar dhe të kapur reformën në drejtësi. Të gjitha këto ishin gabime që ne po i paguajmë” tha Kryemadhi. /Opinion.al

Përse iu kërkon FALJE Monika Kryemadhi, shqiptarëve…

Përse iu kërkon FALJE Monika Kryemadhi, shqiptarëve…

Posted by Opinion.al on Friday, 18 October 2019

Pas