Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

2016/01/12 at 2:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

Nga Blendi Fevziu –

Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorrë! Kjo është logoja që mund të shoqëronte një deklaratë të djeshme të gazetarit Artan Hoxha, bërë në emisionin Opinion. I ftuar në një emision për gazetarinë investigative, Hoxha ka lexuar një letër zyrtare të prokurorisë, pjesë e përgjimeve të Kastriot Ismailajt, në të cilën citohej edhe një sms që këtij të fundit i kishte ardhur nga një numër që në atë kohë e dispononte Ilir Meta. Hoxha e lexoi vetë sms dhe teksti i saj është i njohur. Nuk ka asnjë dyshim që Hoxha kishte llogaritur që ta publikonte letrën në mundësinë e parë në një vëmendje maksimale siç është ajo televizive. Sot ai ka fikur telefonin pasi ka hedhur ne Facebook e tij disa prej letrave zyrtare. Rasti e solli që dje pas emisionit, t’i hedh një sy për pak minuta  dhe të fotografoj me celular disa prej letrave të tij. Letra të firmosura nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore, letra ku shënohej vendimi i gjykatës për vënien në përgjim të numrit dhe ku në kllapa shënoheshin emrat e personave që flisnin me Ismailajn. Kishte ndër to disa emra politikanësh, disa emra gazetarësh të njohur e po ashtu botues me ndikim në atë kohë, që kishin rënë në rrjetën e përgjimit, me apo pa shkak. Thjeshtë për një telefonatë. Kishte shumë biznesmenë dhe njerëz që flisnin për milion dollarë dhe për investime nga Tanzania në Afrikën e Jugut. Për blerje minierash floriri dhe për investime në Shqipëri që s’janë bërë kurrë. Ishin vetëm pak fletë të një dosje, që një burim shumë i informuar i huaj, i ka konfirmuar Opinion.al se përbëhet prej afro 8000 faqesh. Një dosje për të cilën askush nuk di të thotë se ku ndodhet, kush po e heton dhe çfarë ka brenda.

Nuk ka asnjë dyshim që publikimi i dosjes synon goditjen e Metës nga kundërshtarët apo partnerët e tij politikë. Kjo gjë mbetet e paqartë. Për faktin që i vetmi që u përmend është Meta, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe emra të tjerë. Por më e rëndësishme se sa beteja politike dhe goditja ndaj Metës që tashmë nuk është e re, ka një seri pikëpyetjesh dhe çudish që shoqërojnë këtë histori. Një histori që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë!

I pari hesht Meta. Meta duhet të thotë nëse përgjimi është i vërtetë apo i montuar. Nëse është i vërtetë çfarë ka dashur të thotë me të dhe cili ka qenë kuptimi!

I dyti hesht Prokurori, që nuk shpjegon se si është lënë në përgjim një njeri me imunitet deputeti, ende në fuqi në vitin 2008?! Si e ka bërë këtë pa vendim gjykatë (Nëse besojmë versionin që Hoxha deklaroi dje) dhe mbi të gjitha si e ka transkriptuar kur nuk ka pasur leje ligjore për këtë?

I treti hesht Parlamenti, të cilit i është përgjuar pa leje një deputet dhe kjo përbën shkelje të ligjit!

I katërti hesht shteti, të gjitha strukturat e tij, që nuk tregojnë se si ka dalë një dosje e mbyllur me vendim gjykate dhe e destinuar të asgjësohet, nëpër media?! Si mundet dokumentat e shtetit të qarkullojnë kaq lirshëm edhe kur bëhet fjalë për përgjime delikate, ku përfshihen edhe njerëz që nuk kanë lidhje me çështjen, por janë thjeshtë miq të Ismailajt?! Kush e ka nxjerrë dosjen? Prokuroria? Gjykata? Policia? apo të gjitha nga pak? A është nxjerrë dosja për shantazh dhe ndaj kujt do vijojë më pas ky shantazh? Askush nuk e sheh dhe askush nuk e dëgjon!

Hesht opozita që zakonisht flet për gjithçka por kësaj herë bën sikur nuk e ka mendjen ose sikur nuk e ka parë! Nuk ka folur ende. As për të dhënë një version të sajin.

Hesht Kryeministri, i cili si në rastin e parë sërish ndihet jashtë çështjes dhe vijon të qëndrojë jashtë, edhe pse bëhet fjalë për aleatin e tij kryesor! Nuk ka folur deri tani. As për ta mbrojtur.

Heshtin të gjithë! Heshtin dhe nuk shikojnë! Ose dinë më shumë se sa dimë ne…

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
Aktualitet

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

3 Qershor, 2025 10:31 am
Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

3 Qershor, 2025 10:25 am
Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
Bota

Tërmeti “tmerron” edhe Turqinë/ Vdes një 14 vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

3 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
Rajoni

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

3 Qershor, 2025 10:15 am
“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
Bota

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

3 Qershor, 2025 10:00 am
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Para
Berisha: Edi Rama, po përzë shqiptarët nga Shqipëria!

A po blen Rama vota nga opozita? Ja si përgjigjet Berisha

Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë

Ja kush janë futbollistë brazilianë që firmosin për Tiranën

Ja kush janë futbollistë brazilianë që firmosin për Tiranën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
3 Qershor, 2025

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
3 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e...

Lexo më shumë

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
3 Qershor, 2025

“Nuk ka ditë që sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Piramida, apo Kalaja e Tiranës të mos gëlojnë nga turistët e...

Lexo më shumë

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona
3 Qershor, 2025

Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com