Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse heshti politika sot, ndaj akuzave të presidentit?

2020/05/26 at 5:54 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse heshti politika sot, ndaj akuzave të presidentit?

 Nga Manjola Bregasi

Vetëm pak ditë më parë një publikim i Ambasadores Amerikane në rrjetet sociale ngriti pikëpyetje dhe dyshime lidhur me procesin e reformës në drejtësi.

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi”, shkruante Ambasadorja Yuri Kim. Por të tjera pikëpyetje i shtoi kësaj deklarate, një intervistë e presidentit të vendit Ilir Meta në “Opinion”.

Me tone të larta dhe jo pa emocion, presidenti adresoi një sërë problematikash, për të mos thënë akuzash ndaj politikës shqiptare, por edhe ndaj ndërkombëtarëve të përfshirë në procesin e reformës në drejtësi.

Ilir Meta nuk i kurseu tonet as për Ambasadoren Amerikane Kim, as për Kryeministrin Rama, as për ndërkombëtarët e madje as për opozitën, pjesë e së cilës është edhe LSI.  “Ambasadorja vetëm për Ilir Metën s’mund ta ketë”, u shpreh mbrëmë Presidenti, ndërsa tha se aktorë të reformës në drejtësi janë mazhoranca dhe opozita. E duke llogaritur faktin, që tashmë opozita është jashtë parlamentit, për Metën reforma në drejtësi në Shqipëri ka përgjegjës konkretë.

Duke folur për ndërkombëtarë të bërë palë me Ramën, për lobim serb në Uashington apo për skenarë trazirash, Presidenti publikoi edhe mesazhin e një diplomati, që pohonte se Kryeministri kishte ndërhyrë deri në emërimin dhe bllokimin e kandidatëve në listat e KED.

E ndërsa Reforma në Drejtësi e konsideruar si kali i betejës, duket se po vishet me tis dyshimi, heshtja shoqëroi deklaratat e një nate më parë të presidentit, duke lënë sërish pikëpyetje:

A ka vërtet një “marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi”, sikurse shkruante ambasadorja Kim? A ka vërtet palë që nuk e duan reformën? Kush po e vret atë? A ka ndërhyrë politika në procesin e reformës në drejtësi? A janë mesazhet e publikuara nga Ilir Meta, një provë se reforma në drejtësi, ka dështuar? A janë ndërkombëtarët përgjegjës në këtë histori? A janë këto pyetje të ngritura nga presidenti, argumenta që kërkonin sot një përgjigje apo reagim? Cili është roli i politikës në gjithë këtë histori dhe përse ajo heshti sot?/Opinion.al

Etiketa: ambasadorja kimilir Metapikepyetjereforma

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Para
Video/“Aman të keqen”, Policia Bashkiake dhunon të riun që mblidhte kanaçe

Video/“Aman të keqen”, Policia Bashkiake dhunon të riun që mblidhte kanaçe

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Respektoi izolimin, kryeministri holandez nuk takoi nënën para vdekjes

Respektoi izolimin, kryeministri holandez nuk takoi nënën para vdekjes

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
17 Nëntor, 2025

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha thotë se aksionerët e vërtet të aeroportit të Vlorës...

Lexo më shumë

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë në skema korruptive në...

Lexo më shumë

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
17 Nëntor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se opozita nuk do i ndërpresë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
17 Nëntor, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com