Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse gëzohet kancelarja Merkel në pushimet e verës?

2018/07/20 at 4:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse gëzohet kancelarja Merkel në pushimet e verës?

Grindje në qeveri, kërcënime për dorëheqje të ministrit të Brendshëm, goditje nga presidenti Trump: Por Angela Merkel tregon në konferencën e shtypit të verës se qetësinë e saj nuk e prish asgjë.


Duhej të ngjiste shkallët për në konferencën e shtypit një njeri i kërrusur me rrathë të zinj poshtë syve, që mezi e gjen fuqinë të ecë? Jo, Angela Merkel kancelarja gjermane vjen me një xhaketë të kuqe të ndezur, me humor. Si çdo vit edhe kësaj here kryetarja e qeverisë gjermane ndodhet përballë gazetarëve që lejohen të shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet- Por ky nuk është vit si çdo vit tjetër, këtë e di edhe Merkel.

E qetë dhe e çliruar pas javëve të mundimshme

Gati përditë e godet, gënjen ose e fyen presidenti Trump kancelaren. Edhe në Europë, të cilën Merkeli do ta shohë të bashkuar, ka më shumë grindje se kurrë më parë. Madje edhe brenda vendit, grindja me CSU-së nga Bavaria për politikën e azilit gati solli dështimin e qeverisë gjermane. Gjatë përshëndetjes Merkel merr vesh se ajo qëndron ulur në këtë sallë për të 23-n herë në karrierën e saj politike. “Mirë që dikush paska numëruar”, thotë ajo

German Chancellor Angela Merkel holds the annual summer news conference in Berlin (Reuters/M. Tantussi)

Politika sociale, digjitalizimi, azili

Konferenca vazhdon, me një hyrje të Merkelit për atë që është më e rëndësishme. Në politikën sociale duhet të vendosen piketat ku duhet, në politikën e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve, por edhe tek digjitalizimi. Së shpejti pritet edhe një strategji e qeverisë për inteligjencën artificiale. Tjetra, qeveria po punon në mënyrë serioze. Ka miratuar dy buxhete brenda katër muajve.

Por edhe politika e azilit nuk harrohet. “Në politikën për refugjatët njerëzit presin nga ne siguri dhe kontrollim të situatës.” Asnjë fjalë për ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, që Merkelin e kërcënoi me dorëheqje në grindjen për azilin. Asnjë fjalë për Donald Trumpin, Putinin apo autokratin turk, Erdogan. Por gazetarët vazhdojnë të pyesin…Trump e quan Europën “armik”… “Po këtë e regjistroj dhe përpiqem të argumentoj të kundërtën”, përgjigjet Merkel. “Kjo ka sigurisht të bëjë edhe me fuqinë tonë ekonomike.” Por Trump nuk i përmbahet asnjë ujdie, këmbëngulin gazetarët. Merkel e kundërshton këtë, dhe thotë këtë fjalë kuptimplote. “Kuadri i rendit, me të cilin ne ishim mësuar për një kohë të gjatë po tronditet thellësisht.”

Sommerpressekonferenz Merkel (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Merkel nuk e ka menduar dorëheqjen

Po grindja brenda Gjermanisë? Konflikti i hapur mes partisë CDU dhe simotrës, CSU, nëse Gjermania duhet të kthejë në kufi refugjatët që janë regjistruar në vende të tjera, ashtu si dëshirojnë kristiansocialët? Merkel e kundërshtoi këtë. Pyetjet e gazetarëve drejtoheshin rreth grindjes që gati çoi në dështimin e qeverisë pak javë pas krijimit të saj. “Besoj se ne kemi nxitur pakënaqësinë politike.” E më tej: “Toni ishte mjaft i ashpër. Unë personalisht nuk e pranoj erozionin e gjuhës, sepse kjo është shprehje e të menduarit.” Në fund megjithatë kemi gjetur një ujdi, e kjo vlen të merret në konsideratë, sipas Merkelit. A keni menduar ndonjëherë të jepnit dorëheqjen? “Jo!” thotë Merkel.

Rusia bën luftë hibride

Duhet të dëgjosh me kujdes për të mos e humbur momentin, kur kancelarja shprehet me tone të qarta. Si e sheh ajo takimin mes Trumpit dhe Putinin në Helsinki, dhe çështjen, nëse Rusia e ka manipuluar fushatën zgjedhore amerikane? “Zhvillimi i luftës hibride është për Rusinë një mënyrë veprimi.” Ky nuk është supozim por përcaktim. Kështu mendon Merkeli saktësisht për Putinin. E nëse kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në javën e ardhshme nuk arrin sukses në grindjen tregtare në takimet Trump, atëherë sipas Merkelit, Bashkimi Europian duhet të merret me “kundërmasat”. Por ky do të ishte varianti më i keq.

Sommerpressekonferenz Merkel (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Përse gëzohet kancelarja gjermane?

Gazetarët vazhdojnë të pyesin, se si ndjehet ajo personalisht, se sa e kanë lodhur javët e fundit. Prej vitesh ata përpiqen të zbulojnë diçka më shumë nga jeta shpirtërore e kësaj gruaje 64 vjeçare. A nuk e bren e gjithë grindja e këtyre javëve? “Nuk më bren asgjë, për të gjithë ne dalin sfida” e më tej “gëzohem për pushimet, sepse mund të fle më gjatë.” Edhe njëherë vazhdojnë gazetarët të pyesin. Po nuk e ka lënduar grindja me Seehoferin? Nuk e ka ndryshuar? Jo, në fund ka pasur kompromise. “Dhe kompromiset janë konstrukte, ku në fund avantazhet tejkalojnë disavantazhet”, thekson Merkel. E sikur të mos mjaftojë kjo, Merkel vë në dukje se do të qëndrojë në post gjatë gjithë mandatit të saj. “Sepse në tërësi bëhet fjalë për një kohë interesante dhe intriguese.” / DW

 

Etiketa: angel merkeldoreheqjekonferencatrump


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Kylie dhe Travis zihen keq në mes te New York, ajo e përzë nga hoteli

Kylie dhe Travis zihen keq në mes te New York, ajo e përzë nga hoteli

5 milionë dollarë në 5 minuta, Kim Kardashian çmend fansat me linjën e saj të re të parfumeve

5 milionë dollarë në 5 minuta, Kim Kardashian çmend fansat me linjën e saj të re të parfumeve

1 miliardë lekë pasuri, ja kur do të vendosë Vettingu për Kreun e Gjykatës së Lartë  

1 miliardë lekë pasuri, ja kur do të vendosë Vettingu për Kreun e Gjykatës së Lartë  
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com