Të gjithë kanë telefona të mençur, tablete e kompjuterë. Sipas Peë Research Centre (qendër amerikane që merret me studime rreth internetit dhe teknologjisë), njerëzit janë aq të varur nga teknologjia sa 67% e përdoruesve të telefonave, e kontrollojnë telefonin e tyre edhe kur nuk dëgjojnë zile apo vibrim që lajmëron për ndonjë thirrje apo mesazh.
Jemi aq të zënë duke funksionuar virtualishte sa që kemi shumë pak kohë për veten tonë.
Mirëpo të kaluarit kohë në vetmi ka benefitet e veta.
Koha e kaluar në vetmi ju ndihmon të pushoni e të rifreskoheni
Sikur shumica e njerëzve, ju jeni përballë dekoncentrimeve dhe shumica e tyre shkaktohen nga njerëzit. Mbledhje, telefonata, mesazhe, rrjete sociale, ndeja dhe takime të natës. Gjithmonë jeni duke u ngutur për të arritur diku dhe keni nevojë për pushim. Këtu ju hyn në punë koha e kaluar në vetmi.
Të qenit në vetmi e rrit kreativitetin
Susan Cain, psikologja autore e librit “Quiet”, thotë se “vetmia është një përbërës kryesor për kreativitet”.
Kryeni më shumë punë kur jeni vetëm
Kur jeni vetë, e keni dhuratën më të mrekullueshme nga të gjitha: Lirinë