Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse ëndërrojmë? Cilat janë tri teoritë më interesante dhe të pranuara

2019/04/12 at 3:29 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse ëndërrojmë? Cilat janë tri teoritë më interesante dhe të pranuara

Pse ëndërrojmë ne njerëzit? A janë ëndrrat që shohim në gjumë me vlerë për t’u analizuar, apo janë thjesht reflektime mbi mendimet dhe përvojat e ditës? “Learning Mind”, rendit tri teoritë më interesante dhe të pranuara lidhur me faktin pse ëndërrojmë.


1- Ëndrrat, janë dëshira të fshehta, që nuk mund t’ia pranojmë vetes

Eksperti më i famshëm, që i përdori ëndrrat si pjesë e psikoanalizës, ishte sigurisht Sigmund Frojdi. Në librin e tij të famshëm “Interpretimi i ëndrrave”, Frojdi argumentoi se ato përfaqësojnë dëshirat tona të pandërgjegjshme. Baza e teorisë së tij, është se shumica e dëshirave tona janë krejtësisht të pafajshme.

Dhe kjo për shkak të mënyrës se si funksionon mendja, kur ne përpiqemi të shtypim mendimet tona. Kur përpiqemi të mos mendojmë për diçka, ka 2 procese psikologjike aktive. Njëri që vepron në mënyrë aktive për të shtypur mendimin, dhe tjetri që e vëzhgon atë në sfond.

Psikologu social, Daniel Vegner, testoi teorinë e shtypjes së mendimit, në lidhje me ëndrrat. Ai u kërkoi pjesëmarrësve në një eksperiment, të mendonin për një person që njihnin, dhe pastaj të shkruanin rreth tij për 5 minuta.

Para se të flinte gjumë në darkë, një grupi iu kërkua në mënyrë specifike të mos mendonte për personin, ndërsa grupit të dytë që të mendonte për të. Ndërkohë, një grupi të tretë iu tha të mendonte për çdo gjë që donte. Në mëngjes të gjitha grupet, duhej të kujtonin ëndrrat që ata kishin përjetuar gjatë natës.

Rezultatet treguan qartazi, se pjesëmarrësve që u ishte thënë të shtypnin mendimet mbi personin e menduar në fillim, kishin ëndërruar shumë më tepër, se ata që u ishte thënë të mendonin vërtetë mbi personin në fjalë. Pra, pse ëndërrojmë? A e shpjegon ky eksperiment? Frojdi do të argumentonte, se është mendja jonë e pandërgjegjshme ajo që na nxit gjatë gjumit, të zgjidhim çështjet me të cilat nuk duam të merremi.

2- Ëndrrat i shërbejnë mbijetesës tonë

Filozofi finlandez, Anti Revonsuo, argumenton se ëndrrat na lejojmë të inksenojmë skenarë kërcënues, në mënyrë që t’i shqyrtojmë ato në mendjen tonë, për të pasur avantazhe në jetën reale. Duke i riprodhuar këto skena të rrezikshme, ne mund të përpunojmë strategjitë e shpëtimit dhe planet e sulmit. Ne mund të praktikojmë aftësitë mendore dhe fizike, që na nevojiten në botën reale.

Pra, si arriti Revonsuo në këtë përfundim? Ai shqyrtoi dallimin mes ëndrrave të fëmijëve, që kishin vuajtur nga abuzimi, dhe që kishin jetuar në zona lufte ose të goditura nga fatkeqësi natyrore, dhe atyre me një fëmijëri relativisht të qetë. Ai zbuloi se fëmijët e traumatizuar, shihnin vërtet nga ëndrrat më të keqija. Kjo tregonte se mjedisi i tyre, ishte një faktor kryesor në tematikën e ëndrrave që shihnin.

3- Ëndrrat, përpunojnë ngjarjet tona traumatike

Ne e dimë që kemi nevojë për gjumë, në mënyrë që të pushojnë trupat tanë fizikë, por tani eksperimentet po zbulojnë se ëndrra, është thelbësore për mirëqenien tonë mendore. Një studim regjistroi aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve në një eksperiment, ndërsa ata shihnin në ekran imazhe emocionalisht tronditëse.

Një grup nga pjesëmarrësit, shkoi të flejë dhe pati një gjumë të mirë, para se të shihte imazhet për herë të dytë. Skaneri i trurit të tyre, tregoi më pak aktivitet në zonat e trurit të lidhura me emocionet. Në vend të kësaj, aktive ishte zona përgjegjëse për mendimin racional.

Ndërkohë, pati një reagim shumë më të fortë emocional, ndaj imazheve shqetësuese, nga grupi i dytë i pjesëmarrësve, të cilët nuk ishin lejuar të flinin. Skaneri i trurit, kishte konfirmuar më shumë aktivitet, në fushat që lidhen me përpunimin emocional.

Shkencëtarët, besojnë se ëndrrat ndihmojnë në procesin e ngjarjeve traumatike, për shkak të një ndryshimi kimik në trup, kur ne ëndërrojmë. Gjatë gjumit REM, ka një reduktim dramatik të norepinefrinës në tru. Kjo lëndë kimike në tru, është e lidhur me stresin./Opinion.al

 

Etiketa: arsyeEnderrTEORI


Ju sugjerojmë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël
Bota

Francë, tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël

27 Qershor, 2025 7:50 pm
Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite
Bota

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

27 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Vlorë, gjendet një trup i pajetë në bregdet

Vlorë, gjendet një trup i pajetë në bregdet

Video/ Tentoi të ngrinte 110 kg, peshëngritëses i thyhet krahu

Video/ Tentoi të ngrinte 110 kg, peshëngritëses i thyhet krahu

Sheshi ish-Sigurims? Autoriteti i Dosjeve përplaset me Administrativen

Sheshi ish-Sigurims? Autoriteti i Dosjeve përplaset me Administrativen
















TE FUNDIT

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
27 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se...

Lexo më shumë

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
27 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë në “Rrugën Transballkanike”, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com