Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse e kuqja është simboli i Krishtlindjeve?

2017/12/18 at 8:00 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Përse e kuqja është simboli i Krishtlindjeve?

Në zbukurimet e festës së Krishtlindjes, ngjyra e kuqe është dominuese, e kthyer kështu në një simbol të kësaj feste që prej zanafillës së saj.


Edhe pse vitet e fundit, tradita është thyer dhe të shumtë janë ata që zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve sipas shijeve të tyre, me disa ngjyra, përsëri pema klasike mbetet ajo me zbukurime të kuqe.

Ky simbol i ngjyrës së kuqe, vjen që nga antikiteti kur ngjyra e kuqe ishte e lidhur me jetën, duke qenë se ishte ngjyra e gjakut. Edhe Plaku i Vitit të ri është i veshur me ngjyrë të kuqe, pasi ai është i lidhur ngushtë me personazhin rus Ded Moroz, i cili u çonte dhurata fëmijëve dhe ishte i veshur me një xhaketë të kuqe, çizme me pellush dhe kishte një mjekër të gjatë, të bardhë.

Në fillim, Santa Klaus dizenjohej me kostume me ngjyra të ndryshme, por duke u nisur nga kartolinat e para të urimeve, në vitin 1885, e kuqja u bë një ngjyrë dominante. Por, Babagjyshi i Vitit të Ri, nuk ka pasur gjithmonë imazhin që ne kemi sot. Mjeshtri i kartonave, amerikani Thomas Nast, i cili jetoi gjatë shekullit XIX, është ai që krijoi figurën e Babagjyshit që të gjithë njohim sot. E kuqe është edhe ngjyra e lules së Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia). Historia e saj daton rreth 200 vjet më parë kur ambasadori i parë amerikan në Meksikë, Joel Poinsett, e solli këtë lule me vete nga Amerika e Jugut në USA gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe që atëherë, me kalimin e kohës, Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve.

Pema e Krishtlindjeve është një traditë që vjen nga kohët pagane, e mbërritur në epokën antike dhe mesjetare e në vazhdim, u asimilua edhe nga krishtërimi. Ingeborg Weber-Keller, profesore etnologjie në Marburg, ka identifikuar, mes referimeve historike për këtë traditë, një shkrim të vitit 1570, sipas së cilit, pema dekorohej me mollë, arra dhe me lule prej letre. Qyteti i Rigas është mes atyre që cilësohet si një nga selitë e para të pemës së Krishtlindjes në histori. Më pas, këto pemë frutore u zëvendësuan me bredhin, pasi kjo pemë ka një domethënie më magjike për popullin. Bredhi ka mbi të gjitha dhuntinë e të qenit përherë i gjelbër, dhunti që, sipas traditës, i jepet pikërisht nga Jezusi, si falënderim që kjo pemë e mbrojti kur ndiqej nga armiqtë.

Përveç globave të kuq, të kombinuar edhe me ato ngjyrë ari, vitet e fundit është vënë re se shumë prej pemëve janë zbukuruar edhe me lule të kuqe. Ndërsa përdorimi i qirinjve në rrënjët e bredhit nisi në shek. XVIII-të. Si simbol i kësaj feste njihet gjithashtu edhe prezepeja, simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti, dhe pema e vitit të Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga më të ndryshmet.

Festimet vazhdojnë deri në ditën e fundit të vitit dhe me nisjen e Vitit të Ri festohet një tjetër festë, ajo e Epifanisë (6 janar), gjatë të cilës vendet e Lindjes festonin ditën e pagëzimit të Krishtit. Që këtej e ka origjinën edhe figura e shtrigës së mire Befanës, e cila e hipur mbi një fshesë u shpërndan dhurata fëmijëve në të gjithë botën. /ATA/

 

Etiketa: arsyetngjyra e kuqesimbol i krishtlindjeve


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Protesta e opozitës/ Policia gardh në hyrje të kuvendit

Protesta e opozitës/ Policia gardh në hyrje të kuvendit

Çfarë ju karakterizon sipas shenjës së horoskopit ?

Horoskopi, e hënë 18 dhjetor 2017

“Sa shumë të prita bir”, mesazhi përlotës i nënës në ditëlindjen e Sokol Olldashit

“Sa shumë të prita bir”, mesazhi përlotës i nënës në ditëlindjen e Sokol Olldashit
















TE FUNDIT

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
15 Maj, 2025

Të katër liderët e partive parlamentare shqiptare kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për...

Lexo më shumë

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
15 Maj, 2025

Nuk i ka kursyer batutat me gazetarët britanikë, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik. Duke i uruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com