Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse e humbi qetësinë Ilir Meta?

2015/10/30 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse e humbi qetësinë Ilir Meta?

Nga Blendi Fevziu –


Ilir Meta, kreu i LSI dhe kuvendit që ka ruajtur gjithnjë një qetësi të admirueshme në daljet publike, befas është shfytyruar në një intervistë për VOA. E ka hedhur pas shpine slloganin e njohur, “me qetësi e dashuri” dhe ka filluar t’i kujtojë gazetares se si duhet të bëjë gazetari ose numrin e votave që partia e tij ka fituar në zgjedhjet e fundit. Të dyja nuk kishin asnjë lidhje me thelbin e pyetjes, me përjashtim të faktit që u bënë lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij në SHBA, duke rrënuar përpjekjen për një imazh tjetër në raportet me Uashingtonin. Video e Metës ishte dje më e klikuara në portale dhe më e shpërndara në rrjetet sociale. Duke provokuar, siç ndodh rëndom edhe një numër pafund komentesh negative. Madje kishte një shpëndarje të tillë, sa dukej më shumë punë e një grupi të organizuar mirë se sa thjeshtë pasioni i shqiptarëve për të ndarë në publik dobësinë live të një politikani.

Tensioni i Metës në studion e VOA hapi dy probleme tejet delikate dhe të rëndësishme. Në aspektin personal, Meta rrënoi gjithë marketingun e vizitës së tij në SHBA. Në fund, në mungesë të një takimi realisht zyrtar në Departmanetin e Shtetit (Gjë që u nënvizua edhe nga gazetarja e kanalit shtetëror të Qeverisë së Uashingtonit) ajo që mbeti dhe shënjoi vizitën ishte pikërisht nervozimi i kreut të Kuvendit. Por si shpjegohet që Kreu i Kuvendit dhe delegacioni i tij nuk e kaloi dot derën e Departamentit të Shtetit në Uashington? Pyetja se kë do takojë Meta në linjë zyrtare ishte shtruar që para vizitës së tij dhe përgjigjen e dha gazetarja e VOA. Pyetja që vjen më pas, është: a ka ndonjë problem në raportet mes Shqipërisë dhe SHBA, përderisa takimet zyrtare thuajse janë reduktuar ndjeshëm? Jo vetëm te Metës, që nuk u takua as nga Asistent Sekretarja e Shtetit për Europën, Nuland në Korrik kur ishte në Tiranë, por me gjasë edhe të Ramës që e kaloi vizitën e tij 10 ditore në Nju Jork vetëm më një foto protokolli me Obamën. Pra ç‘po ndodh në raportet me aleatin kryesor të Shqipërisë?! A ka lidhje kjo ftohtësi me deklaratat e Ambasadorit të SHBA për personat e inkriminuar në Parlament dhe në pushtetin lokal? Po me raportin e Departamentit të Shtetit që akuzonte deputetë të Parlamentit që kanë qenë pjesë e trafikut të qenieve njerëzore? Me gjasë po. Por kjo është vetëm njëra anë e problemit. Ai tjetri dhe më kryesori ka lidhje më imazhin dhe perceptimin që po krijohet për Shqipërinë në perëndim. Gazetarja e VOA ishte krejtësisht në të drejtën e saj. Emri i Metës është përmendur në rastin Doshi; është përmendur në rastin DIA dhe në shumë afera të tjera. Ai është përmendur nga vetë PS si simbol i abuzimit me pushtetin. Dy javë më parë, një prej ikonave të gazetarisë Hard në Europë, Tim Sebastian, e përmendi me emër Metën në intervistën me Edi Ramën. Pavarësisht përgjigjes së Ramës, ai e orientoi intervistën, ashtu si gazetarja e VOA tek kriminelët në parlament dhe tek korrupsioni. Pyetja më thelbësore në këtë rast është: si shpjegohet që në perëndim dhe në nivele të tilla, Shqipëria të identifikohet kaq thellë me kriminim dhe banditët në Parlament; si shpjegohet që politikanët e lartë të identifikohen me emër si shkelës të ligjit dhe gjeneratorë të korrupsionit? Kush e ka krijuar këtë klimë dhe kush mban përgjegjësi për imazhin e rrënuar të Shqipërisë. 80 % e intervistës së VOA ishte mbi këto probleme dhe më shumë se gjysma e intervistës së Sebastian po ashtu. Në korridoret politike të Europës flitet veç për kriminelët në Parlament dhe për blerjen e votës. Atëherë kush po e rrënon imazhin e Shqipërisë?!

A duhej të ishte thelluar Meta më mirë në këto pyetje? A duhej t’i jepte ai më mirë një përgjigje të qartë për të gjitha këto gazetares së VOA se sa ti mësonte normat e gazetarisë?! A e ka pyetur ndonjëherë Kryeministri veten për këtë gjendje dhe në fund, a ka edhe ai një përgjigje? Dmth, a e dinë Rama dhe Meta se cfarë do të thotë për Perëndimin kur një deputet akuzon kryetarin e Kuvendit se ka dashur ta vrasë? Kur një tjetër deputet nxjerr koburen në oborrin e komisariatit kundër qytetarëve që kanë shkuar atje për një denoncim? Kur një tjetër deputet jep dorëheqjen se është dënuar nga drejtësia italiane. Dhe mbi të gjitha se ç‘mund të ndodhë me këtë vend, kur Ambasadori i SHBA, i lodhur nga shurdhësia e politikanëve për dekriminalizmin dhe korrupsionin i drejtohet popullit me fjalët: Mos i votoni të inkriminuarit. Nëse Meta dhe Rama nuk e dinë, me siguri që ndërkombëtarët kanë shumë mënyrë për t’jua bërë të ditur.

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Blushi: Parlamenti shqiptar, panair kotësirash

Blushi: Parlamenti shqiptar, panair kotësirash

Ben Blushi: Ky parlament ma shpif, kam jave qe nuk shkoj

Ben Blushi: Ky parlament ma shpif, kam jave qe nuk shkoj

Shqipëria vlon nga akuzat, kryeministri gjen nje pasion te ri

Shqipëria vlon nga akuzat, kryeministri gjen nje pasion te ri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com