Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Covidi në Shqipëri është më i frikshëm?!

2020/08/12 at 8:21 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Covidi në Shqipëri është më i frikshëm?!

Nga Manjola Bregasi –


Çdo ditë njerëz që i njoh, dëgjoj të infektohen me Covid. Për fat të keq dikush që njihja ndërroi jetë dy ditë më parë, në moshën 47-vjeçare. Covid nuk është një lojë. Në fakt për mua nuk ka qenë kurrë. Mbase sepse jam frikacake (siç më cilësojnë miqtë), a mbase sepse e rritur me një mjeke në shtëpi, kam qenë gjithmonë e ndjeshme kur flitej për shëndet. Mbase për të njëjtën arsye dy ditë më parë e pata të vështirë të heq nga mendja fjalinë që më tha një doktor i mirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”: Kam 1 muaj pa takuar vajzën.

Një nga ata mjekët që përgjigjen gjithmonë në telefon, që punon dhe trajton nga afër persona të infektuar me Covid, më tha se çdo ditë duke punuar 8 me 8, po ndjehej i ezauruar. “Dyshoj se mund të rezistojmë shumë gjatë në këto ritme”, tha ai.

Ishte i shqetësuar për situatën, jo thjesht për sot, por për atë çfarë mund të ndodhë në nëntor apo dhjetor, kur bashkë me Covidin do shfaqen edhe viruset stinore. Po atëherë? Po nëse ky mjek lodhet dhe vendos të heq dorë, përtej humanzimit a dëshirës së mirë që mund të ketë? Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër është ajo e dasmave të përhapura në të gjithë Shqipërinë. Çdo ditë ka lajme për gjoba ndaj bizneseve për organizime dasmash, ndërsa ata që më çudisin më shumë, janë dasmorët që guxojnë të shkojnë në to, pavarësisht thirrjeve apo dhe faktit se kjo është e ndaluar.

Ata që më çudisin po kaq shumë janë të rinjtë që shoh përditë kafeneve, të grumbulluar pa më të voglin shqetësim, a thua se kafja e pasdites është një domosdoshmëri jetike, nga e cila nuk mund të heqin dorë, qoftë edhe për pak kohë.

Vazhdojnë më çudisin edhe ca më të rritur, që hyjnë në lokale, zyra apo markete pa maskë, a thua se maska është një pengesë, me të cilën nuk mund të bashkëjetojnë, edhe sikur kjo t’i shpëtonte nga vdekja.

Mes dy ekstremeve qëndron shteti, qeveria, politika, a si të doni quajeni. Autoritetet me fjalitë standarde të çdo dite, që thonë se situata është shqetësuese, se janë marr të gjitha masat për stinën e vjeshtës, se po punësohen infermierë e përballë tyre shifra që nuk duken aspak premtuese dhe që kontestohen.

Sot Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e përditshëm të rasteve u bëri thirrje qytetarëve që nëse nuk është e domosdoshme të evitojnë kontaktin me institucionet shëndetësore.

Po ata që e kanë të domosdoshme? Të marrin përsipër rrezikun? Duket sikur kjo fjali ishte në mënyrë të moderuar pranimi i asaj që prej kohësh po artikulohet: institucionet shëndetësore janë kthyer në vatra të sëmundjes. (Uroj ta kem kuptuar gabim).

Do doja që sot të isha banore e Zelandës së Re. Jo për faktin se ka një Kryeministre grua, por sepse prej 100 ditësh nuk kishte asnjë transmetim komunitar, sepse forcoi masat me rikthimin e rasteve dhe se që nga nisja e pandemisë, raporton vetëm 22 viktima. Pra virusi mund të mbahet në kontroll, por ky nuk më duket rasti i Shqipërisë.

Banka Botërore, ndërsa ka vendosur të mbështesë Shqipërinë me 15 milionë euro, ka konstatuar se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.

Edhe nëse lemë mënjanë mungesat në infrastrukturë apo pajisje, le të mos harrojmë mjekët që “i mori”, Gjermania dhe as ata që dalëngadalë po ndjehen të lodhur prej disa muajsh në shërbim.

Ja përse Covid në Shqipëri më duket më i frikshëm!

T’i flasësh logjikës më duket po kaq e vështirë, kur ende ka njerëz që besojnë se virusi nuk ekziston, se shifrat rriten dhe ulen nga shtetet për arsye të caktuara e nuk di çfarë tjetër.

Por le t’i flasin zemrës. Edhe sikur 1%, brenda botës së mendimeve të tyre, virusi të jetë një shaka, a nuk ja vlen që të mos rrezikohet për këtë shaka? A nuk do ishte më mirë, një kujdes i tepërt pa rrezik, se sa një moment i neglizhuar që kushton edhe jetën. A do të ishte gati secili të mbante në ndërgjegje peshën se infektoi dikë, i cili më pas vdiq për këtë arsye? E nëse kjo ndodh, a do të mundeshit t’i kërkonit llogari më pas shtetit, doktorit, spitalit, Covidit apo dhe vetë Zotit? Çfarë vlere do të kishte atëherë e gjithë kjo?/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
SHBA, arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

PD, qeveria: 3.6 milione euro për turizmin, 3.9 për PPP e inceneratorit

Dy viktima në aksin Kalimash-Morinë, 27 vjeçari nuk arriti të mbijetojë

Dy viktima në aksin Kalimash-Morinë, 27 vjeçari nuk arriti të mbijetojë

Rama deklaroi kufizime për fundjavën, qytetarët dalin si në ditë normale

Publikohet raporti: Pandemia varfëroi të rinjtë në Shqipëri
















TE FUNDIT

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com