Life Style

Përse burrat i stresojnë gratë e tyre më shumë se fëmijët


               Publikuar në : 20:59 - 22/09/19 |
el ida

Bazuar në një studim të bërë së fundmi publikuar në “Cosmopolitan” 46% e grave thonë se burrat i stresojnë ato më shumë se fëmijët dhe kjo nuk ka të bëjë fare me abuzimin apo tradhtinë.

Një burrë sillet si një fëmijë edhe më keq

Ata besojnë se janë të vegjël deri në moshën 43 vjeçare. Këtë besoj, e keni vënë re edhe nga ndërveprimi që kanë me të vegjëlit. Një 7 vjeçar patjetër që do të sillet si një 7-vjeçar, por një 35-vjeçar që sillet si 7 është stres më vete.

Punët e shtëpisë që bën një grua bëhen të papërballueshme

Studimet kanë treguar se 1 në 5 nëna nuk ndihmohet nga bashkëshorti i saj dhe kjo padyshim shkakton stres. Gratë kalojnë më shumë kohë duke bërë punë shtëpie, e ndërsa burrat duke u relaksuar.

Zakonisht gratë ndihen fajtore dhe kanë mungesë kohe të lirë

Aq më tepër nëse ato punojnë me kohë të plotë. Pas pune, duhet t’i kushtojnë rëndësi çdo pjesëtari të familjes dhe në të njëjtën kohë të merren me punë shtëpie. Ato tentojnë të bëjnë çdo gjë brenda 24 orëve dhe kur diçka shkon keq, ndihen fajtore. Kjo ndjenjë i shkakton edhe më shumë stres. Zgjedhja e vetme është të ndani përgjegjësitë me të! Janë 2 të rritur, jo vetëm një grua./Opinion.al

Pas