Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përqafime nga Moska, Medvedev viziton Beogradin

2019/10/20 at 2:08 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përqafime nga Moska, Medvedev viziton Beogradin

Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, Kremlini bëhet aktiv me të preferuarën e vet Serbinë. Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës.


Në pamje të parë është një vizitë rutinë. Kryeministri rus, Dimitrij Medvedev do të jetë i pranishëm në Beogradë në festën e çlirimit të këtij qyteti nga trupat naziste gjermane para 75 vjetësh. Në këtë ofensivë të Luftës së Dytë Botërore u vranë mijëra ushtarë rusë të Ushtrisë së Kuqe. Krahas besimit ortodoks, kjo është një arsye tjetër pse deri më sot serbët ndjehen të lidhur emocionalisht me rusët dhe ukrainasit. Opozita në Serbi ka bërë të ditur, se do ta bojkotojë fjalimin ceremonial të Medvedevit në parlament. Por kjo nuk ka të bëjë aq shumë me të ftuarin, se sa është një shenjë proteste kundër presidentit që qeveris me tendenca autoritare, Aleksandar Vuçiç.

Medvedevi gjatë vizitës së tij në Beograd do të trajtojë temat ekonomike, thekson publicisti moskovit dhe ekspert i Ballkanit, Ivan Preobrashenskij për Deutsche Wellen. Në maj të vitit 2014, Moska dhe Beogradi nënshkruan një partneritet strategjik. Kryeministri rus është më shumë i interesuar për progresin e bërë në ndërtimin e 402 kilometrave të gazsjellësit Turkish Stream që do të kalojë nga Turqia, në Bullgari e në Serbi. Sipas Moskës ai do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me  gaz. Kapaciteti – 12,87 miliardë metër kubikë në vit. Kremlini pret që segmenti serb i gazsjellësit të përfundojë këtë vit, si ishte planifikuar, thotë Preobrashenskij. Probleme me vendosjen e tubacioneve ka në Bullgari. Koncerni Gazprom dëshiron të përdorë vetë këtë gazsjellës, megjithëse nuk ka të drejtë ta ketë në pronësi sipas ligjeve të BE.

Jo djathë nga Holanda

Rëndësi për kryeministrin Medvedev ka nënshkrimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Serbisë dhe Forumit Ekonomik Euroaziatik, thotë Oleg Bondarenko nga fondacioni rus „Fondacioni për Politikën Progresive”. Produktet nga Serbia do të kishin kështu qasje më të lehtë në vende si Bjellorusia dhe republikat aziatikoqendore. Serbia përfiton që tani, që BE nuk i shet më produktet e saj agrare dhe ushqimore në Rusi. Pasojë e sanksioneve të dyanshme mes Brukselit dhe Moskës në vitet e fundit.

Në raftet e supermarketeve në Shën Peterburg apo Vladivostok nuk shitet djathë nga Holanda, por nga Serbia. Për t’i vënë vulën marrëveshjes së tregtisë së lirë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç udhëton pesë ditë pas vizitës së Medvedevit në Moskë, thotë Bondarenko. Rusia vazhdon ta trajtojë Serbinë me preferencë, ky është një sinjal për BE, është i mendimit Ivan Preobrashenskij.

Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës. „Vizita e Medvedevit shërben për atë që Rusia t’i premtojë sërish Serbisë, se do ta pengojë me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB, që provinca e shkëputur e Kosovës të kthehet një ditë në një shtet të njohur nga OKB”, thotë eksperti Dusan Reljic nga Fondacion „Shkenca dhe Politika” në Bruksel. Për Beogradin ka rëndësi të madhe një mbështetje e tillë në negociatat me Prishtinën dhe Perëndimin.

Shqiptarët e Kosovës dhe serbët në tavolinën e bisedimeve?

Sidomos këtë moment kjo mbështetje ka rëndësi. Së shpejti qeveria amerikane ndërmerr një tentativë të re për të sjellë në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Ndërmjetësues do të jetë ambasadori gjerman në Berlin, Richard Grenell. Nga qarqe të brendshme bëhet e ditur, se ai është lutur për të marrë pozicionin e të dërguarit të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë. Më parë 52 vjeçari kishte luftuar për postin e liruar të këshilltarit për sigurinë kombëtare të Donald Trump, po pa sukses. Por zёdhёnёsja e ambasadёs pёr DW i hodhi poshtё hamendёsimet, se Grenell ёshtё pёrpjekur vet pёr kёtё post.

„Presidenti Trump dëshiron të rizgjidhet në post vitin e ardhshëm, dhe për këtë ka nevojë për suksese në politikën e jashtme”, analizon Bondarenko. Rusia mund të pranojë një ndarje të Kosovës, mendon ai, por me kusht që Prishtina dhe Beogradi të binin dakord mes tyre dhe këtë hap ta miratonte Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Deri më tani Kremlini e sheh me dyshim iniciativën e re amerikane në Ballkan. Grenell më parë ka përdorur tone të ashpra kundër ndërtimit të gazsjellësit në Detin Baltik, Nord Stream 2, një projekt prestigji për Moskën. Qeveria gjermane nuk iu dorëzua presionit. Ajo edhe më tej e mbështet ndërtimin e këtij gazsjellësi. Kurse disa hollësi të tjera pas takimit të Richard Grenell me presidentin Vuçiç të lenë të kuptosh, se diferencat mes dy palëve janë të dukshme. Vuçiç lëvdoi pas kësaj marrëdhëniet serbo-ruse. Ato janë të shkëlqyera. Ai gëzohet për takimin me Medvedevin, shkruajnë mediat serbe./ Burimi: DW.



Ju sugjerojmë

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Rajoni

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

29 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Para
Kurorëzimi i Perandorit të ri, Meta niset drejtë Japonisë

Kurorëzimi i Perandorit të ri, Meta niset drejtë Japonisë

1953/ Vendimi i vështirë i Omer Nishanit dhe burgosja e tij

1953/ Vendimi i vështirë i Omer Nishanit dhe burgosja e tij

Lushnjë/ Përplas për vdekje një person, largohet drejtuesi i mjetit

Lushnjë/ Përplas për vdekje një person, largohet drejtuesi i mjetit
















TE FUNDIT

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
29 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë...

Lexo më shumë

Berisha: E nisim vitin me protesta

Auto-Skicë
29 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me...

Lexo më shumë

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
29 Dhjetor, 2025

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po...

Lexo më shumë

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
29 Dhjetor, 2025

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com