Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet për 1 miliardë lekë, habit banori: Një kafe kushton 45 milionë

2018/11/18 at 9:47 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Përplasjet për 1 miliardë lekë, habit banori: Një kafe kushton 45 milionë

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këtë javë u trajtua mosmarrëveshja mes dy banorëve të fshatit Domgjom në komunën Fan të Bashkisë së Mirditës.


Problematika daton që prej 15 vitesh, konkretisht në vitin 2001. Fshati Domgjom nuk ka rrjet ujësjellësi dhe banorët mbushin ujë me bidona.

Në seancën e ndërmjetësimit të Eni Çobanit janë z.Aleksandër banor i fshatit Domgjom, i cili ka thirrur z.Nikoll, edhe ky banor i këtij fshati dhe njëkohësisht person që kishte marrë përsipër projektin për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit, i parashikuar për periudhën 2001-2003.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” u sqarua se në vitin 2001 nisi një projekt për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit Domgjom. Investimi fillimisht nisi nga z.Aleksandër, i cili mori përsipër të kryente punimet si specialist i kësaj fushe, me shpenzimet personale. Ai tha se projekti ishte parashikuar përmes 3 fazave, dhe pikë së pari do të gërmohej për të nxjerrë ujë nga nëntoka.

Më pas, z.Aleksandër u lidh me pushtetin vendor dhe kërkoi investim për këtë projekt. Ministria e Bujqësisë në atë kohë u përgjigj pozitivisht dhe alokoi fondin, që z.Aleksandër thotë se është 1 miliard Lekë. Por, ujësjellësi nuk u ndërtua kurrë dhe fshati është ende pa ujë edhe pas 15 vitesh.

Ndërkohë, z. Aleksandër i kishte dhënë borxh z.Nikoll 2 milionë Lekë të vjetra që ky i fundit ja kishte kërkuar atij dhe disa banorëve të tjerë për të nisur projektin. Këto para, z.Nikoll i kishte premtuar se do t’ia kthente kur të alokoheshin fondet shtetërore. Mirëpo, ai akuzon pushtetin vendor se ka abuzuar me fondet dhe këto para nuk i ka marrë kurrë. Kësisoj, edhe z.Aleksandër, banor i fshatit Domgjom, prej 15 vitesh nuk ka marrë 2 milionë Lekë që ia kishte dhënë borxh. Për më tepër, nëpër banesa nuk kanë as ujë.

Z.Nikoll pretendon se fondet për ujësjellësin janë vjedhur nga zyrtarë dhe drejtues të pushtetit vendor në Mirditë, Prefektura Lezhë. Madje, shumën prej 1 miliard Lekë që ishte alokuar nga Ministria e Bujqësisë në atë kohë, e krahasoi me një kafe!

Kjo çështje ka shkuar edhe në Prokurorinë e Lezhës, ku ishin thirrur për të dhënë shpjegime z.Aleksandër dhe z.Nikoll, mirëpo të dy thonë se nuk u është dhënë vendimi nga organi i akuzës se në çfarë konkluzione kanë arritur për hetimin.

Nikolla: Në vitin 2001 kam nisur një projekt me investimet e mia. Për pamundësi ekonomike, na la në gjysmë të rrugës. Kërkuam ndihmë në shtet. Shteti na u përgjigj. Por çfarë ndodhi? Na e dhanë me dorë të majtë, na e morën me dorë të djathtë. Në 2001 u hartua një projekt i quajtur “Gurra e Re e Dom Gjonit”. Punime nëntokëse 176 metra për të sjellë ujë nga nëntoka për vaditje dhe për ujë të pijshëm. U miratua në 2001, në Shtator 2002 firma zbatuese private nga 140 milionë Lekë na dha vetëm 11 milionë Lekë të vjetra. Dhe këtu përfundoi gjithçka. Kjo punë ka dalë në 2008-ën. Projekti ka qenë në vitet 2001-2003. Brenda këtyre 3 viteve nuk u bë projekti, vetëm te faza e parë e punimeve, që do të thotë gërmim, punim nëntokësor. Në 2008 doli sikur projekti u mor në dorëzim, po se kush e ka marrë nuk e di. Unë në 2003 kam kërkuar prapë, erdhi fondi për herë të dytë, e mori Gjin Lazri, ka qenë drejtor i Drejtorisë së Ujërave në Lezhë. Më ka vjedhur politika, politika e dorës së dytë. Kush janë këta? Pushteti lokal. Këtu bën pjesë drejtori i Ujërave, drejtori i Bujqësisë, kryetarët e partive, kryetarët e komunës.

Aleksandri: Nikolla, me idetë e tija e mori përsipër hapjen e një galerie. Me thënë të drejtën është një vepër gjigande. Ka ec me qindra metra në thellësi të tokës, pa asnjë kusht minimal të sigurimit teknik. Arsyeja kryesore që Nikolla ka faj është se nuk ka qenë transparent me publikun, me banorët e fshatit. Duke qenë se nuk gjeti përkrahjen e banorëve të fshatit, iu drejtua shtetit, pushtetit lokal. Si rregull, ky është sipërmarrësi i punimeve se aty është pronë publike.

Nikolla: Janë dhënë mbi 1 miliard Lekë për objektin, nga Ministria e Bujqësisë.

Ardit Gjebrea: 1 miliard Lekë edhe mos vijë uji në fshat?

Nikolla: Asnjë gjë s’janë ato, ato janë një kafe. Një kafe është 45 milionë Lekë.

Ardit Gjebrea: Një kafe 1 miliard Lekë? Po ku është kjo kafja të vimë ta shohim?

Nikolla: Vetëm faza e parë e punimeve, likujdohet me anë të situacioneve. I pari, 50 metra, u likujduan. Situacioni i tretë është i papaguar, janë 30 milionë Lekë të reja. Që në 2003 këto janë të papaguara. Kur i kam kërkuar Lekë, më kanë thënë s’mi ka dhënë shteti. Shteti i ka dhënë, se i dha Ministria. Në 2008 kur unë bëra padi penale, se padia penale është “o ma gjej ku është, ose ma ke borxh”.  /tvklan.al

Etiketa: 1 miliarde lekeperplasjeShihemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Erdogan viziton në spital gruan 100-vjeçare

Erdogan viziton në spital gruan 100-vjeçare

Tiranë/ 40-vjeçari i dashuruar me vajzën 20-vjeçe, dënohet me 2 vite burg

Tiranë/ 40-vjeçari i dashuruar me vajzën 20-vjeçe, dënohet me 2 vite burg

400 të mitur të përfshirë në vepra penale, sociologët ngrenë alarmin

400 të mitur të përfshirë në vepra penale, sociologët ngrenë alarmin
















TE FUNDIT

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
4 Qershor, 2025

Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha zhvilloi një takim të rëndësishëm me eurodeputetin Michael...

Lexo më shumë

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
4 Qershor, 2025

Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyri në fuqi të martën. Presidenti i SHBA-së,...

Lexo më shumë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com