Dyert e disa shkollave që ishin përcaktuar se do të shërbenin si qendra votimi, vijojnë të jenë ende të mbyllura në Shkodër.
Kjo ka bërë që disa qendra votimi të zhvendose në ambiente të tjera. Ato do po zhvendosen në institucionet e drejtorive rajonale.
Mësohet se, qendër votimi, do të jetë drejtoria rajonale e tatimeve, zyra e punësimit si dhe shërbimi rajonal social.
Gjatë ditës së sotme në Shkodër ka pasur përplasje gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, pasi bashkia nuk ka lejuar futjen e tyre në ambientet që administrohen prej saj./ Opinion.al E.Xh.