Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi këtë të martë kontrolle në brendësi të kampit të muxhahedinëve gjë që çoi në përplasje me këta të fundit.
Anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur mësuan se policia do të zhvillonte kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.
Ndërkaq, teksa tensionet vijonin dhe anëtarët e opozitës iraniane po protestonin kundër aksionit policor, ka ardhur edhe një reagim nga faqja Homeland Justice, e cila më herët ka publikuar në rrjetet sociale të dhëna sensitive të shqiptarëve.
“Futët djallin në shtepi, po i shihni frytet”, thuhet në postimin e faqes./Opinion.al