Bota

Përplasjet mes forcave iraniane dhe militantëve kurdë, disa të vrarë


               Publikuar në : 20:27 - 12/07/19 |
Opi Nion

Garda Revolucionare e Iranit, ka deklaruar se pesë persona kanë mbetur të vdekur gjatë përleshjeve në kufi me rajonin Kurdistan të Irakut.

Viktimat janë konsideruar si terroristë nga ana e Gardës Revolucionare e Iranit.

“Grupi terrorist që kishte për qëllim të depërtoj në Iran, është shkatërruar plotësisht”, thuhet në njoftimin e Gardës.

Gjithashtut, gjatë përleshjeve ka mbetur i vrarë dhe një nga pjesëtarët e forcave iraniane.

Ofensiva iraniane ndodhi si hakmarrje ndaj sulmeve të fundit të militantëve kurdë, që lanë të vrarë pesë pjesëtarë të Gardës iraniane, në perëndim dhe veriperëndim të Iranit.

Prej dekadash, grupet e armatosura kurde kanë zhvilluar një betejë separatiste në Kurdistanin iranian nga bazat në Irak.. Opinion.al E.Xh.

 

Pas