Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet me Kinën, Pompeo fillon turneun në Azinë Juglindore

2019/07/31 at 10:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet me Kinën, Pompeo fillon turneun në Azinë Juglindore

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo këtë javë shkon në Azinë Juglindore, Australi dhe Mikronezi, dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me zyrtarë të Koresë së Veriut gjatë takimit rajonal të vendeve të ASEAN-it në Tajlandë. Tensionet me Kinën gjithashtu mund të jetë ndër temat kryesore të takimit të ASEAN-it.

Tajlanda është ndalesa e parë e diplomatit më të lartë amerikan, ku ai do të kryesojë një takim mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të ASEAN –it të enjten dhe ku do të diskutohet mbi vizionin e përbashkët të një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur. Por pyetjet rreth bisedimeve të mundshme me Korenë e Veriut po e shoqërojnë zotin Pompeo kudo që ai shkon.

“Do të jem në Bangkok për dy ditë. Shpresojmë se diskutimet në nivel pune do të fillojnë shumë shpejt”.

Duke folur për Zërin e Amerikës, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha se ajo nuk mund të përjashtonte mundësinë e bisedimeve me zyrtarët e Koresë së Veriut gjatë këtij turneu.

“Negociatat tona me Korenë e Veriut janë disa nga gjërat më të ndjeshme që duhet t’i bëjmë kudo në botë. Pra, ne do të vazhdojmë të bisedojmë me aleatët tanë që po përballen nga afër me këto çështje, pra pavarësisht nëse bëhet fjalë për Korenë e Veriut, Kinën apo një mori çështjesh të tjera në Azinë Juglindore”.

Zonja Ortagus i tha Zërit të Amerikës se Deti i Kinës së Jugut është një çështje tjetër shqetësuese, ku Kina ka marrë nën kontroll zona të mëdha në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Sigurisht që është fjala për ujërat ndërkombëtare, ku ne jemi zotuar se anijet tona do të vazhdojnë të lundrojnë dhe aeroplanët tanë do të vazhdojnë të fluturojnë mbi ujërat ndërkombëtare, në përputhje me ligjet që ne i gjykojmë si të domosdoshme”.

Udhëtimi i Sekretarit Pompeo vjen në një kohë kur negociatorët kinezë sapo kanë përfunduar një raund të ri bisedimesh tregtare me Shtetet e Bashkuara në Shanghai. Presidenti Donald Trump tha se Kina mund ta zvarrisë procesin sepse Pekini preferon të bisedojë me një president demokrat.

“Atyre do t’u pëlqente nëse unë humb zgjedhjet, në mënyrë që të mund të bisedonin me dikë si Elizabeth Warren, Joe Biden-in ‘e përgjumur’ ose njërin nga këta njerëz. Sepse atëherë ata do të mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë vendin tonë, siç kanë bërë në 30 vitet e fundit”.

Presidenti Trump paralajmëroi udhëheqësit e Kinës se nëse ata presin për të parë nëse ai do të rizgjidhet, kushtet e negociatave do të jenë shumë më të ashpra në një mandat të dytë të mundshëm./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Berisha reagon për incidentin tek Teatri: Shpërthim i urrejtjes primitive

“Tek Teatri po grabiten 9 mijë m2 tokë”, Berisha ironizon tenderin e hapur

Gratë me këto shenja horoskopi janë idealet për të krijuar familje

Horoskopi, 1 gusht 2019

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2019

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com