Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet me Gjiknurin, a do dorëhiqet Leli nga Bashkia e Vlorës?

2021/03/06 at 1:41 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, pritet të japë dorëheqjen pas kërkesës që Kryeministri Rama i ka bërë për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark.


Ky propozim ka ardhur pas përplasjeve që Leli ka pasur me drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Damian Gjiknurin, të cilët janë dy nga pikat e forta të rezultatit zgjedhor në këtë bashki.

Aq e dukshme është kjo, saqë nënkryetar të Bashkisë Gjiknuri ka vendosur Afrim Qendron, i cili si edhe Leli, u shpërngul nga Tirana në Vlorë.

Qendro ka qenë drejtues i shtabit elektoral të PS-së në këtë qark, ndërsa kujtojmë se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Gjiknurit, kur ai ishte ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Afrim Qendro mbante postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mësohet se drejtuesi politik i qarkut e konsideron Lelin një pikë jo të fortë elektorale për Partinë Socialiste në këtë qark, ku kandidon për një mandat të tretë edhe Kryeministri Rama.

Këto ditë Rama i ka bërë Dritan Lelit një ofertë, që ai nuk mund ta refuzojë. I ka kërkuar të japë dorëheqjen nga Bashkia dhe të pranojë të futet si kandidat për deputet në listën e Vlorës.

Një lëvizje e tillë edhe justifikon mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijon Gjiknurit terren për të punuar “i qetë” duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Por propozimi i Ramës nuk është pritur mirë nga Dritan Leli.

Mësohet se kryebashkiaku e ka refuzuar propozimin e Kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen.

Leli, me profesion mjek, la Tiranën për të drejtuar Bashkinë e Vlorës në vitin 2015.

PAKËNAQËSITË

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer pakënaqësitë e tij ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës në lidhje me performancën e punës së tij, por dhe qëndrimit nga afër me njerëzit.

“Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi I, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time, dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumëçka, por duhet të punojë akoma më shumë”, është shprehur Rama pak muaj më parë.

I pyetur për sondazhet në Vlorë, ku thuhet se PS-ja ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet.

“Nuk është çështje individi, e Dritanit, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin, të paktën ma qaj’”, ka vijuar Rama, duke treguar se ka probleme me performancën e kryetarit të Bashkisë.

Rama madje zbuloi të tjera pakënaqësi për Lelin dhe Bashkinë e Vlorës dhe tha se mbështetjen e komunitetit nuk duhet ta marrë sikur e ka të fituar në çdo kohë.

“Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërkojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin, dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështetjen tonë, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, u shpreh kreu i qeverisë pak muaj më parë./Panorama

Etiketa: Bashkideputetdritan leleigjiknurirama


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

11 Qershor, 2026 2:03 pm
Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
Politikë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

11 Qershor, 2026 1:40 pm
Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
Bota

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

11 Qershor, 2026 1:38 pm
“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
Aktualitet

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

11 Qershor, 2026 1:36 pm
Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
Politikë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

11 Qershor, 2026 12:23 pm
Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
Bota

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

11 Qershor, 2026 10:14 am
Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë

11 Qershor, 2026 9:58 am
Para
Koronavirusi në Shqipëri, dy persona në gjendje kritike te Infektivi

Denoncoi për motrën,MSH nxjerr videon e pacientes:Faleminderit për çdo gjë

Vijon gjuetia e paligjshme, plagoset me çifte mjelma për t’u balsamosur

Vijon gjuetia e paligjshme, plagoset me çifte mjelma për t’u balsamosur

VIDEO/ Bujar Pregja përplaset me drejtorin e Dinamos: Ki kujdes po të them

VIDEO/ Bujar Pregja përplaset me drejtorin e Dinamos: Ki kujdes po të them
















TE FUNDIT

SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump: Ose marrëveshje, ose bombardime pa mëshirë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
11 Qershor, 2026

“Nëse Irani nuk firmos marrëveshjen, do ta bombardojmë pa mëshirë”: Optimizmin e radhës për firmosjen e një ujdie, presidenti amerikan...

Lexo më shumë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
11 Qershor, 2026

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belin Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë...

Lexo më shumë

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme

Italia fut Inteligjencën Artificiale në kurrikulën e shkollave të mesme
11 Qershor, 2026

Inteligjenca Artificiale (IA) do të bëhet pjesë e detyrueshme e kurrikulës në shkollat e mesme në Itali, ndërsa elementë bazë...

Lexo më shumë

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar
11 Qershor, 2026

Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, do të ngjiten nesër (12 Qershor) në skenën e Teatrit Kombëtar, me premierën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}