Sociale

Përplasjet me Deizi Arapin dhe pezullimi i shefit të krimeve, Buçi: Më ka goditur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 23/10/22 |
Opi Nion

 Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit, Pashk Syziu është pezulluar nga detyra pas ngjrjes që lidhet me djegien e dy makimave, të të rinjve Deizi Arapi, 27 vjeç dhe Marsel Buçi, 37 vjeç.

Të dyja janë ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, ndërrsa Buçi ka deklaruar në media se pas konfliktit me vajzën ai është shoqëruar në komisariat, ku sipas tij është dhunuar nga shefi i krimeve.

“Mbrëmë kam dalë nga shtëpia tek lokali i lagjes, ku më pas kaloi Deizi Arapi dhe dëgjoj që filloi duke më ofenduar e më sharë. I jam kthyer dhe kam kërkuar të mos më shajë pasi është rast i përsëritur që ndodh me mua, për këtë gjë më vjen zor nga njerëzit të dal në rrugë dhe nuk e pranoj dot të më shajë pa lidhje. Për ngjarjen kam vënë në djeni shefin e krimeve. E kam marrë në telefon tre herë dhe më ka thënë që nuk kemi mundësi dhe nuk kemi ç’ti bëjmë (Deizi Arapit), nuk ka ligj që të ofendoj dikush dhe ta dënojmë. Më pas më shoqëruan në komisariat, pasi erdhi policia, pa asnjë arsye më ka dhunuar, më ka goditur ku mundej. Nuk di çtë them, një situatë e vështirë.

Nuk arrita të flisja, por sa u ula është ngritur (Shefi i Komisariatit), bam me grushta, bam me kokë, bam me shkelma. Prezente ishte dhe një punonjëse policie dhe ishte e pamundur për ta ndaluar, nga zhurmat e mëdha ka ardhur një polic i sallës, e falenderoj se më ka ndihmuar, se ishte e pamundur nga ana ime që t’i shmangesha. Ka qënë dhe Deizi Arapi në zyrë, argalisej dhe qeshte, nuk di ç’të them, kjo ishte situata dhe ndihemi keq.

Më kanë goditur në pjesën e gjoksit, në kokë ku mundeshe. Ishte i dehur dhe vinte era alkohol (Shefi i Komisariatit).  I thosha të lutem reflekto, të lutem mos godit e dhuno. Unë nuk kam bërë asgjë, pse jam këtu? Nuk më linte të flisja. Më ka goditur pa asnjë lloj arsye.

Më pas ka ardhur avokati im Denis Bylyku, pastaj është qetësuar situata, kam shkuar në drejtori më pas kam bërë kallzim për shefin e krimeve dhe nuk di ç’të them. Aty shpjegova të gjithë situatën. Ndihem i pamundur, në siklet dhe nuk di ç’të bëj. Jam në një situatë ku nuk dimë ku të ankohemi dhe ku të drejtohemi, ata le të hetojnë por jo me dhunë. Është e disata herë që shoqërohem në komisariat. Unë jam ankuar dhe nuk më kanë dhënë asnjëhërë zgjidhje”, është shprehur ai.

Më tej, Buçi tha se se Deizi Arapi e ka kërcënuar duke i thënë se do I djegë makinën dhe kalamajtë.

“Unë dua të jem në qetësinë time, në qetësinë e familjes sime dhe kalamajve. Ndihem i kërcënuar. Nuk ka drejtësi, nuk më ndihmon njeri, jam në një situatë të vështirë”, u shpreh ai./Opinion.al

Pas