Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje për votëbesimin.
Teksa prononcohej, në sfond u dëgjuan duartrokitje. E pyetur për këtë moment, ajo tregoi se kreu i Nismës Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj është përplasur herë pas here me numëruesit e votave.
“Është kuti e Fierit dhe ka një acarim nga Adriatik Lapaj. Kërkon që të rinumërohet çdo zarf nga e para. Pati edhe një përplasje këtu me numëruesit, të cilët janë duke bërë punën e tyre. I ofendoi, i shau dhe u detyruan dhe rinumëruan edhe një herë kutinë nga e para, kutia doli ashtu siç ishte. Megjithatë, unë e kuptoj tensionin e zotit Lapaj në këtë moment”, tha Balluku.