Edhe në këtë mbledhje të radhës së Komisionit Hetimor për Privatizimin e CEZ, kanë vazhduar përplasjet midis kryetarit të komisionit Taulant Balla dhe nënkryetarit Arben Ristani, ku ky i fundit ka sqaruar se dëshmitari Nuel Kalaj nuk ka pse vjen në Komision të japë llogari për 7 milion eurot e CEZ kur ato i ka marrë në rrugë bankare. “Ju po përdorni komisionin për tu hakmarrë. Ju keni konflikt interesi. Po përdorini këtë dëshmitar për presion. Ju jeni në konflikt me familjen Berisha ndaj sduhet ta drejtoni këtë komision”