Një shqiptar 29 vjecar është plagosur rëndë gjatë natës së shkuar në qytetin e Astit në Itali. Sipas Policisë italiane ai është qëlluar me armë zjarri nga disa shqiptarë të tjerë dhe supozohet se shkak i kësaj ngjarje është “një larje hesapesh mes tyre”.
Shqiptari 29 vjecar ndodhej vetëm prej pak ditësh në Itali.
Pas plagosjes ai i është nënshtruar një operacioni delikat në spitalin e Astit e gjëndja e tij mjeksore është në prognozë të rezervuar, pra në rrezik për jetën.