Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli pronarin 27-vjeçar të biznesit në Shijak, ku të premten ndodhi një përplasje me armë zjarri, gjatë të cilit u plagos një 36-vjeçar.
Alban Domi u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes dhe një person tjetër që ndodhej me të janë ende në kërkim nga policia.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së Enidor Dedjas në Xhafzotaj të Shijakut çuan në zbardhjen e konfliktit që u shndërrua në breshëri plumbash.
Përplasja me armë erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Alban Domi dhe 33-vjeçarit Xhejms Palodhi, për shkak se Domi kishte ngacmuar një vajzë me të cilën kishte pasur më parë një lidhje dashurie.