Një sherr masiv që ka ndodhur në një lokal nate në Sauk ka përfunduar në përplasje me armë, por fatmirësisht pa viktima.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në zonën e Saukut. Policia bën të ditur se të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 04:20 pranë një lokali nate. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.
Dy persona, që policia u publikon veten inicialet P. G. dhe E. D., të cilët udhëtonin me mjetin tip “Mercedes Benz” janë të ndaluar pasi dyshohen si pjesmarrës në ngjarje.
Nga verifikimet e kryera nuk ka të dhëna për të plagosur.
Grupi Hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.