Tension dhe përplasje u shënuan në këto momente në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”. Një grup të rinjsh që kanë qenë duke protestuar lidhur me çështjen e teatrit, kanë bllokuar rrugën dhe janë konfrontuar me policinë.
Sipas raportimeve të kryera live nga mediat, dikush prej protestuesve ka qëlluar mbi njërin prej policëve, veprim që u shoqërua me reagimin e efektivëve që kanë ndërhyrë duke përdorur edhe spraj me piper. Më shumë se 6 persona u shoqëruan në polici. Në këtë përplasje janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./Opinion.al