Aktualitet

Përplasja tek FRD, Meta: Dukej si skenë krimi, bashkia shkeli ligjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 15/03/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, lidhur me ngjarjen e ndodhur tek ambientet e selisë së FRD-së.

Presidenti theksoi se pasi ishte ftuar nga kreu i FRD-së Sali Shehu, pa se ambienti ishte bërë sikur të ishte skenë krimi. Ndërkohë që ndër të tjera ka thënë se Bashkia ka shkelur ligjin me eprimin që ka kryer.

“Sulmi i dhunshëm ndaj FRD si forcë opozitare, vetëm pak ditë të nënshkrimit me PD-në të një marrëveshje, është sjellje provokuese e maxhorancës. Maxhoranca tenton të minojë pluralizmin politik në vend. Të gjitha veprimet e kryetarit të Bashkisë dhe punonjës të saj janë kryer në kundërshtim të ligjit. E gjitha veprimtaria e kryetarit të Bashkisë, është kundër asaj që duhet të bëjë administrata bashkiake e kryeqytetit.

Në korridoret e FRD, ishte ngjitur një letër, pa vulë, pa emër titulluari, pa numër protokolli, e datës 3 mars, me qëllim që të dukej si akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e FRD-së dhe të opozitës. Më pas, FRD-së i është shkëputur energjia. Kryetari, pas letrës njoftoi edhe presidentin. Pasi mbërrita në selinë e FRD-së, bisedova në lidhje me këtë situatë të krijuar. Policët ishin futur në FRD, sikur aty ishte skenë krimi. Policët donin të pengonin presidentin në punën e tij. FRD nuk ka zaptuar zyrë publike”, tha Meta./Opinion.al

Pas