Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja Rama-Haradinaj, Bushati: Debatet me dyer të mbyllura nuk…

2019/05/07 at 8:50 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja Rama-Haradinaj, Bushati: Debatet me dyer të mbyllura nuk…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur në lidhje me përplasjen mes kryeministri Edi Rama dhe homologut të tij të Kosovës, Ramush Hardinaj.

Bushati është shprehur se kryeministri i Kosovës nuk duhet të bëj publike bisedat që janë bërë me dyer të mbyllura në Samitin e Berlinit.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se loja me ultimatume në drejtim të Bashkimit Europian nuk i shërben Kosovës, pasi cënon procesin e liberalizimit të vizave.

 “Mos të fokusohemi në çështje që nuk mendoj se kanë vlerë për opinionin publik. Ka një rregull që çështjet që bisedohen brenda dyerve të mbyllura nuk mund të bëhen objekt diskutimi apo spekulimi publik. Vetë kam drejtuar një ekip të gjerë në bisedimet me Greqinë, në bisedime të tjera dypalëshe gjithmonë kam qenë në kriticizmin e drejtë të mediave që ka kërkuar informacion, por nuk ka bisedime apo negociata që të zhvillohen nën prozhektorët apo nën kamera.

Do doja që komentin ta bëja krejt ndryshe. Kam mbajtur qëndrime të rrepta për një çështje dhe kam marrë duartrokitje , ndërkohë që kur jam ulur për çështje konkrete jam përballur me akuza dhe skepticizëm. Mendoj se kur shkohet në një tryezë para Francës dhe Gjermanisë duhet të jemi seriozë, sepse Haradinaj nga njëra anë kam parë që ka vlerësuar qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ka akuzuar Presidentin e Kosovës dhe Kryeministrin e Shqipërisë për çështjen e tarifave, kur dihet se nuk ka një vend të Europës apo SHBA që mund ta vlerësojë vendosjen e taksës si një akt të drejtë. Unë e kuptoj rrethanat që e kanë shpënë qeverinë e Kosovës drejt vendosjes së taksës, por në politikë të jashtme nuk e ke gjithmonë luksin të zgjedhësh mes dy të mirave. Ndonjëherë duhet të zgjedhësh mes të keqes më të madhe apo keqes më të vogël për të arritur në qëllimin final. Shpresoj që Kosova të ketë një strategji të qartë për të përfituar në procesin e liberalizimit të vizave. Nuk i shërben loja me ultimatume ndaj BE-së kur kthehemi pas samiteve sepse pa partneritetin e vendeve kyçe procesi nuk do ishte i mundshëm”, tha Bushati.

Bushati komentoi dhe marrëveshjet me Greqinë, ndërsa theksoi se deklarata e ministrit të Jashtëm grek kërkon vëmendje të veçantë.

Po ashtu, ish-ministri tha se dhe Shqipëria duhet të bëj kujdes më veprimet, të cilat lidhen me çështje të ndjeshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk kam një informacion të plotë të them ku është ky proces. Unë jam ndjekës i vëmendshëm i të gjithë zhvillimeve politike, nuk di të ketë pasur raund të ri bisedimesh. Di që ka pasur kontakte në nivel kabinetesh të kryeministrave. Mua më shqetëson fakti që vjet kishim marrëdhënie disa herë më të stabilizuar me Greqinë dhe kjo ishte arsyeja pse Greqia ishte renditur në grupin e vende pararojë në procesin e integrimit të vendit tonë.

Deklarata e ministrit të jashtëm grek meriton një vëmendje të posaçme, sikundër mendoj që edhe veprimet tona për çështje që kanë sensibilitet duhet të jenë disa herë më të matura. Me fqinjin ka dy rrugë, ose konfrontim ose me ballafaqim me synim që diferencat që të adresohen. Greqia i dha provat me marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut”, tha Bushati./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët

Sikur të gjithë shqiptarët të ishin përmetarë do të ishim më mirë se sot

Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

Protestat para Kuvendit, Spiropali: Deputetët ndihen të kërcënuar

Protestat para Kuvendit, Spiropali: Deputetët ndihen të kërcënuar

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com