Fillon lufta e fortë midis LSI-së dhe Partisë Socialiste. Dhe duket se çështja e parë ku dy partitë deri një muaj më parë ishin në të njëjtën qeveri do të jetë propozimi i Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e ujit. LSI ka kushtëzuar votën për miratimin e këtij vendimi me prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit nga bizneset e mëdha. Në një dalje të fundit publike, anëtar të Këshillit Bashkiak të kësaj forcë, të pyetur nga gazetarët se kush janë këta oligarkë që nuk paguajnë ujin, ata kanë denoncuar me emër konkret deputetin e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia se në bizneset e tij në zonën e Dajtit ka lidhje të paligjshme të ujit.