Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja/ Policia arreston me bujë biznesmenët e ndërtimit, prokuroria i liron

2016/02/22 at 9:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet ndërtuesja Nadire Qinami, mori leje për pallat 7 kate e ngriti me 10

TIRANE- Dy biznesmenë ndërtimi janë arrestuar javën që kaloi me bujë nga policia por prokuroria i ka liruar menjëherë duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin e tyre. Madje ka pasur edhe një debat personal mes shefit të komisariatit nr.2 në Tiranë dhe prokurores Anila Galanxhi.

Siç shkruan gazeta “Panorama”, prokurorja ka informuar Kryeprokurorin Llalla pasi ëshët telefonuar dhe i është kërkuar llogari nga shefi i komisariatit për lirimin e biznesmenes së ndërtimit Nadire Qinami. Ajo u arrestua më 17 shkurt 2016, nga Policia e Tiranës me akuzën e ndërtimit pa leje. Pasi mori çështjen në shqyrtim, prokuroria konstatoi se sipërmarrësja ishte dënuar një herë për godinën që policia e akuzonte si ndërtim pa leje.

Po kështu, dy vendimet e INUV pranë Bashkisë së Tiranës ishin ankimuar nga Nadire Qinami në Gjykatën Administrative. Kjo e fundit kishte rrëzuar në Shkallë të Parë dhe në Apel urdhrat e INUV për pezullimin e punimeve në godinën që u bë objekt i akuzës së re të policisë për sipërmarrësen.

Ndodhur në këto kushte, prokuroria ka urdhëruar lirimin e Nadire Qinamit, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Pas incidentit mes policisë dhe prokurorisë, të ndodhur pak ditë më parë, është shënuar edhe një tjetër rast i ngjashëm i arrestimit të paligjshëm të një biznesmeni dhe lirimit të menjëhershëm nga prokuroria.

Biznesmeni Arben Reli është arrestuar me bujë të premten për “ndërtim të paligjshëm” në një kompleks godinash në Farkë. Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialeve nga policia, ka konstatuar se arrestimi ishte kryer në mënyrë të paligjshme. Kjo pasi biznesmeni rezultonte subjekt zhvillues në kompleksin në ndërtim në Farkë për të cilin ishte nxjerrë një urdhër për ndalim punimesh. Arben Reli, sipas verifikimeve, kishte kontraktuar një subjekt tjetër për kryerjen e punimeve.

Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Konsumimi i çokollatës na mbron nga dielli?!

Ja arsyet pse duhet të konsumoni çokollatë

Ekstradohet “Sulltani” shqiptar, kishte 200 prostituta 

Zbulohet baza/Pronarja e një lokali pranë prokurorisë u gjente prostituta klientëve

Jonida Maliqi publikon foton më të çuditshme

Jonida Maliqi publikon foton më të çuditshme

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com