Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja për taksën/Thaçi mbledh liderët:Ja çfarë kërkon Trump nga Kosova

2019/01/31 at 7:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja për taksën/Thaçi mbledh liderët:Ja çfarë kërkon Trump nga Kosova

Në Kosovë janë duke u zhvilluar takime intensive për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Kështu sot pasdite në orën 18:30 përfundoi takimi i thirrur në Presidencë nga Hashim Thaçi, ku morën pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Shpend Ahmeti. Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert. Ndërsa më herët gjatë ditës janë zhvilluar takime të njëpasnjëshme dhe me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Kosnett. Duhet theksuar se është pikërisht ambasdori Philip Kosnett që insiston dhe kërkon vazhdimisht pezullimin e taksës 100 për qind ndaj Serbisë. Pasi kanë dalë nga selia e Presidencës asnjë prej liderve politikë nuk është prononcuar për mediat.


Telefonata e Thaçit me John Bolt

Ndërkaq Presidenti Thaçi prej disa kohësh kërkon heqjen e taksës, pasi sipas tij po dëmtohen raportet me SHBA-në. Pasditen e sotme, përmes një statusi në facebook ai bën të ditur se ka patur bisedë me zyrtarin e lartë amerikan, John Bolton.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”.

Duket se këtë kërkesë të SHBA-ve Thaçi ua ka paraqitur në takim liderve politikë, por deri më tani nuk dihet nëse ka arritur dakordësinë me Haradinajn për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Pas takimit të zhvilluar në Presidencë nuk ka asnjë deklaratë nga vetë z. Haradinaj, Pacolli apo Veseli.

Por, ditë më parë Kryeparlamentari Veseli është dukur i luhatur, dhe ndryshe nga anëtaret e koalicionit ai ka kërkuar pezullimin e taksës ndaj Serbisë së paku për 120 ditë.

Sakaq, po i qendron fort presionit amerikan për të mos hequr taksën, Kryeministri Haradinaj. Deri më tani ai ka shprehur vendosmërinë për të mos e hequr taksën derisa Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës. Po kështu, Haradinaj lë të hapur mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës.

“Nëse mospajtimet politike vazhdojnë, mund të rezultojnë edhe me të arritura të tjera, çfarëdo qofshin ato. Vendosja e taksës është vendim sovran. Nuk është kundër dialogut, por për t’i kërkuar Serbisë një qasje të re në raport me Kosovën. Serbia ka marrë plotë vendime të brendshme, por nuk kanë qenë kusht që ne të mos ulemi në tavolinë”, është shprehur një ditë më parë Haradinaj.
/Ri-De

*Në foto lideret politik duke dale nga Presidenca pasditen e sotme

 

Etiketa: haradinajtaksathaci


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Para
Oriela Nebiaj flet për babain: “U nda nga jeta pas një sëmundje të keqe?”

Oriela Nebiaj flet për babain: "U nda nga jeta pas një sëmundje të keqe?"

Nëse i përkisni një prej këtyre shenjave të horoskopit keni shanse për t’u bërë i pasur

Publikohet horoskopi i muajit Shkurt/Surpriza për këto shenja

Trump për Ngrohjen Globale: “Të lutem kthehu, kemi nevojë për ty”

Trump për Ngrohjen Globale: “Të lutem kthehu, kemi nevojë për ty”
















TE FUNDIT

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Auto-Skicë
3 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë...

Lexo më shumë

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
3 Nëntor, 2025

Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin është Edi Rama. Kështu u shpreh kreu i partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
3 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën...

Lexo më shumë

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
3 Nëntor, 2025

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com