Aktualitet

Përplasja në zyrat e FRD,Berisha:Veprim puçist e terrorist i Edvin Drogës!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 12/03/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në facebook e ka cilësuar një veprim puçist e terrorist i Ramës, dërgimin e forcave të policisë bashkiake për zbrazjen e zyrave të Frymës së re Demokratike.

Berisha në një postim në mediat sociale shkruan se “pushtimi i zyrave të FRD” ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD, ndërsa thekson se Presidenti Meta ka qenë në mbrojte të kushtetutes

“Veprime puçiste terroriste të Edvin Drogës! Urdhëron pushtimin e zyrave të FRD pas nënshkrimit të marrveshjes me PD! Presidenti në mbrojte të kushtetutes! Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Droges ndaj koalicionit opozitar”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme pati një përplasje në zyrat e Partisë Fryma e re Demokratike, ku ishte i pranishëm dhe Presidenti Ilir Meta. Ky i fundit u përplas me forcat e policisë bashkiake dhe i kërcënoi ta se do çonte në burg./Opinion.al

Pas