Aktualitet

Përplasja në Elbasan,Basha:Unë shoqërohem nga intelektualë,Rama nga bandat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 14/03/21 |
Opi Nion

Pas përplasjes fizike mes militantëve të PD dhe të PS në qytetin e Elbasanit ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha. Basha bëri thirrje për qetësi teksa nënvizoi se 14 Marsi është ditë feste me qytetarinë e Elbasanit.

Më tej ai akuzoi kryeministrin se gjatë vizitës në Elbasan ishte shoqëruar nga bandat, ndërsa theksoi se ai shoqërohet me intelektualë të këtij qyteti.

“Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të Elbasanit. Do ti uroja qytetarët nga zemra, gëzuar Ditën e Verës. Unë isha në një takim me familjet e Elbasanit dhe po diskutonim për bukurinë dhe shpresën që sjell Dita e Verës.
Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.
Unë e kisha në orën 10:00 nuk kisha asnjë dijeni që km e kishte në të njëjtin orar. Bandat që e shoqëronin kryeministrin janë treguesi. Unë jam shoqëruar dhe shoqërohem nga familjet dhe intelektualët e Elbasanit. Ky është modeli i PD. Edi Rama e tregoi dhe njëherë se ku është problemi. Qyteti do t’i kthehet qytetarëve”, tha Basha./Opinion.al

Pas