Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja në “Astir”/ Kryemadhi: Dhunuesit do përgjigjen para drejtësisë

2019/11/13 at 8:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja në “Astir”/ Kryemadhi: Dhunuesit do përgjigjen para drejtësisë

Një ditë pas përplasjes së ashpër mes banorëve të “Astirit” me forcat e policisë, ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

E ndodhur në Kongresin Amerikan, Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku shprehet se dhuna shtetërore e ushtruar ndaj banorëve te Unaza e Re do të paguhet një ditë.

Po ashtu, kryetarja e LSI, ka thënë se të gjithë ata persona që ushtruan dhunë ndaj banorëve të cilët tentuan të ndalonin aksionin e IKMT, për të mbrojtur banesat e tyre, do të dalin para drejtësisë.

“Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, të cilat kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërore, nuk është gjë tjetër veçse instalimi përfundimtar i narko shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare. Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit. Sot më shumë se kurrë ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diktaturës së krimit të Edi Ramës, i cili po e instalon dhe do të mbajë përgjegjësi për të gjithë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për pastrimin e  parave, për trafikun e drogës, për shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, për shkatërrimin e reformave, qoftë kjo reformës në drejtësi, reformës së administratës publike, për bllokimin e të gjitha institucioneve shqiptare. Ai sot vazhdon akoma më shumë, në mënyrë të pareshtur, provokimin ndaj opozitës shqiptare, por mbi të gjitha duke provokuar qytetarët shqiptarë, duke i detyruar ata për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të ndërtuar jetën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të realizojë planin e tij anti shqiptar. Sot më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për t’u bashkuar njëherë e përgjithmonë kundër diktaturës së krimit dhe për t’i dhënë fund të gjithë atyre mbeturinave që kanë ngelur nga diktatura komuniste, që tashmë kanë veshur vellon e krimit të organizuar. Të bashkohemi të gjithë së bashku për të dhënë njëherë e përgjithmonë drejtimin përfundimtar të Shqipërisë, drejtimin drejt Bashkimit Europian, integrimit drejt Bashkimit Europian dhe për të qenë më pranë vendeve të zhvilluara. Atyre vendeve që i kanë ndenjur gjithmonë pranë Shqipërisë në momentet më të vështira,-ka thënë Kryemadhi./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Bota

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

7 Janar, 2026 4:36 pm
Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

7 Janar, 2026 4:33 pm
Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën
Bota

Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën

7 Janar, 2026 4:27 pm
SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus
Bota

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus

7 Janar, 2026 3:55 pm
Para
Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

Kjo video i futi të gjithë në dyshime, a është fejuar Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori në takimin e parë

Konflikti për “Kushtetuesen”, Meta: Kreu i KED s’mund të bëjë lojëra

Konflikti për “Kushtetuesen”, Meta: Kreu i KED s'mund të bëjë lojëra

TE FUNDIT

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
7 Janar, 2026

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak...

Lexo më shumë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
7 Janar, 2026

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
7 Janar, 2026

3100 hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Lezhës ku më i prekur është Kurbini. Qindra banesa janë të...

Lexo më shumë

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
7 Janar, 2026

Inteligjenca artificiale mund të hyjë së shpejti në futboll. Sipas CalcioeFinanza.it, FIFA synon ta përdorë atë në Kupën e Botës 2026 për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com