Aktualitet

Përplasja mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 14/03/21 |
Opi Nion

Pas përplasjeve të mëngjesit të sotëm mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike raportohet se të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PS dhe PD.

Për identifikimin e personave të tjerë dhe atyre që e nisën dhunën këtë të dielë në Elbasan, policia po kontrollon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Axhenda e njëjtë dhe vizita në të njëjtën kohë e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës solli përplasje mes militantëve të të dyja partive.

Ditën e sotme militantë të PS-së dhe të PD-së janë përplasur me njëri tjetrin me grushte, ndërkohë që të pranishëm janë edhe forca policie./Opinion.al

Pas