Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar incidentin e djeshëm në Durrës, ku pati një konfrontim me disa qytetarë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Lleshaj shkruan se bëhet fjalë vetëm për tre fatkeqë të Haxhi Miletit, Sjellësit të Fatkeqësive, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, ka shkruar Lleshaj.
Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka mbërritur pranë Universitetit, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”, ndërsa e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz gjatë protestë.
Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një video në Facebook, duke thënë se studentët kishin degjeneruar ministrin Lleshaj./Opinion.al