Sport

Përplasja me sponsorin, jep dorëheqjen administratori i Vllaznisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 21/11/20 |
Al Do

Administratori i klubit të futbollit të Vllaznisë, Benjamin Naku ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me sponsorin e ekipit.

Vllaznia është aktualisht në krye të kadegorisë Superiore por për shkodranët duket se gjerat nuk po shkojnë edhe aq mirë jashtë fushës së blertë.

Në njoftimin për shtyp në lidhje me dorëheqjen, Naku sqaron se vendimi i tij ka ardhur si pasojë e tejkalimit të kompetencave të sponsorit të ekipit Alban Xhaferri.

Situata e krijuar së fundmi si dhe deklarimet e Sponsorit të Klubit, z Alban Xhaferi, dua të sqaroj opinionin për sa më poshtë.

1.Struktura ligjore e KF Vllaznia, si shoqëri tregtare me objekt sportiv, funksionon bazuar në Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar. Ky ligj përcakton si drejtues të tij vetëm Këshillin Mbikqyrës dhe Administratorin. Duke respektuar maksimalisht kontributin e z.Xhaferi, ai mbetet nje sponsorizues i aktivitetit sportiv të KF “Vllaznia” dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepen kompetenca të “presidentit” apo administratorit, sepse ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Përgjegjësia ligjore, administrative dhe drejtuese mbetet vetëm e administratorit dhe e strukturave të miratuara nga ai dhe Këshilli Mbikqyrës.

2.Lidhur me Marrëveshjen Kuadër “Për Sponsorizim, Bashkëpunim dhe Partneritet në fushën e sportit”, që është firmosur nga Bashkia Shkodër me z.Xhaferi, si përfaqësues i ALBAPHOTO shpk – distributor i autorizuar i FUJIFILM, ajo nuk mund të zëvendësojë bazën ligjore të funksionimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% publik, siç është KF “Vllaznia” sh.a. dhe aq më pak, ta kundërshtojë atë, sepse do të bënte të pavlefshme juridikisht zbatimin e saj dhe vendimeve të marra bazuar në të.

3.Dua të sqaroj opinionin shkodran se në projekt-buxhetin e vitit 2021 për KF “Vllaznia” sh.a., Bashkia planifikon një mbështetje prej 60 milion lekësh, ndërsa Sponsori 20 milion lekë. Ndërsa gjatë vitit 2020, deri në momentin e këtij njoftimi, Bashkia Shkodër e ka mbështetur KF “Vllaznia” me një buxhet prej 44 milion lekësh, ndërsa Sponsori ka dhënë 3 milion lekë. Ndërkohë, Sponsori ka vendosur emrin e vet ne kostumet sportive të ekipit të parë dhe të Akademise, si dhe ka marrë në përdorim gjithë hapësirat e reklamës në stadium, që vlejnë shumë më tepër se sa kontributi i tij financiar.

4.KF Vllaznia po hyn në proçes ligjor privatizimi dhe në këto kushte, duhet që të krijohen hapësira të barabarta ligjore për të gjithë të interesuarit dhe duhet ndjekur një proçedurë e saktë që eleminon ankimimet eventuale nesër për parregullsi ligjore.

I gjendur përballë kësaj situate që me datë 17.11.2020 i kam paraqitur dorëheqjen time te parevokueshme Këshillit Mbikqyrës të KF ”Vllaznia”.“, shkruhet në njoftimin e Benjamin Nakut. /Opinion.al

Pas