Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja me Qeverinë, çfarë paralajmëron Meta

2020/02/20 at 3:56 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta njofton datën e tubimit në Bulevard, ka një përgjigje për Ramën

Presidenca dhe mazhoranca vijojnë përplasjen e ashpër me njëra-tjetrën në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka njoftuar se Presidenti Ilir Meta do të zhvilloi sot në orën 17:00 një konferencë për mediat.

Sipas tij, qytetarët do të njihen me fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit. Po ashtu, Blushi ka ironizuar edhe mediat, që sipas tij janë pranë mazhorancës duke thënë se publikojnë shkrime jo të vërteta dhe të porositura.

“Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.  Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!   Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta! Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA! ME QETËSI DHE DREJTËSI!”-shkruan Blushi.

Meta ka akuzuar parlamentin se ka mashtruar, siç u shpreh, kur ka deklaruar se ka marrë opinionet e një numri institucionesh dhe organizatash për ndryshimet ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Po ashtu ditën e djeshme Meta ka lexuar përgjigjet e institucioneve të cilat mohonin të kishin dhënë një opinion për këtë çështje apo kishin patur një mendim kundër ndryshimeve të propozuara. Sipas asaj që u miratua javën e shkuar në parlament, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, mund ta bëjë betimin dhe me shkrim, nëse presidenti nuk organizon ceremoninë brenda 10 ditësh, ndonëse në Kushtetutë, kjo njihet si e drejtë eskluzive e Kreut të Shtetit.

Ndërhyrja ligjore e shumicës u bë në një kohë që ajo vetë kishte kërkuar ndër të tjera dhe për këtë çështje opinionin e Komisionit të Venecias, I cili javën e shkuar dërgoi në Tiranë dhe një mision të ekspertëve të vet.

Presidenti foli për një grusht shteti nga ana e mazhorancës të cilin ai paralajmëroi se do ta ç’montojë. Kreu i Shtetit ka njoftuar se më 2 Mars, do të lidhë besën me popullin shqiptar, duke firmosur në prani të tij, siç u shpreh, dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit dhe për t’ja rikthyer institucionet popullit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
Bota

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

12 Dhjetor, 2025 9:14 am
Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
Kronikë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

12 Dhjetor, 2025 9:11 am
Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
Bota

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

12 Dhjetor, 2025 8:08 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

12 Dhjetor, 2025 8:07 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

12 Dhjetor, 2025 8:06 am
Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Aktualitet

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

11 Dhjetor, 2025 10:52 pm
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
-U tha në Opinion

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

11 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Para
Mbërrijnë 4 kërkesa për sekuestro pasurie në SPAK

Mbërrijnë 4 kërkesa për sekuestro pasurie në SPAK

Debati mes demokratëve, të gjithë kundër miliarderit Bloomberg

Debati mes demokratëve, të gjithë kundër miliarderit Bloomberg

Trump sulmon demokratët nga tubimi në Arizona

Trump sulmon demokratët nga tubimi në Arizona

TE FUNDIT

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shprehur edhe një herë dakordësinë e tij me homologun amerikan Donald Trump, duke vënë në...

Lexo më shumë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
12 Dhjetor, 2025

Policia ka zhvilluar një aksion në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes, ku janë vënë në pranga dy persona të...

Lexo më shumë

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
12 Dhjetor, 2025

Pas një muaj diskutime në komisionet parlamentare, buxheti i vitit 2026, u vulos me 81 vota pro dhe 16 kundër,...

Lexo më shumë

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
12 Dhjetor, 2025

Endrit Shabani ka reaguar pasi u zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS në parlament. Në një postim në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com