Ambasadori amerikan Donald Lu ka mbërritur paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku po takon kryetarin Ilir Meta. Ky takim vjen pas përplasjeve publike mes ambasdorit dhe kryeprokurorit Llalla, ku Meta u pozicionua qartë në mbrojtje të Llallës. Gjithashtu takimi zhvillohet në kohën kur po zgjidhen organet e reja të Vetingut, proces ky që po monitorohet nga ndërkombëtarët. /Opinion.al