Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasja e kompanive, 1 mijë naftëtarë rrezikojnë të mbeten pa punë

2018/11/03 at 6:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja e kompanive, 1 mijë naftëtarë rrezikojnë të mbeten pa punë

Një mijë punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh rrezikojnë sërish të mbeten pa punë. “Tosk Energy”, kompania e cila ka vënë në punë rafinerinë, mund ta mbyllë atë, pasi rezulton me 12 milionë Dollarë humbje në 6 muaj, si pasojë e mungesës së lëndës së parë.

Përfaqësuesit e saj bëjnë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium se nuk u siguron sasinë e nevojshme të naftës bruto, siç përcaktohet në kontratën që ata kanë nënshkruar 6 muaj më parë.


Arjan Korini, përfaqësues i “Tosk Energy”: Është e vërtetë që gjatë kësaj periudhe rafineria ka punuar me një kapacitet më të ulët dhe se gjysma e kapacitetit mesatar të punës, nuk po flasim me kapacitet maksimal. Dhe pengesë për këtë ka qenë furnizimi me lëndë të parë, që është nafta bruto . E cila fatmirësisht ekziston në nëntokën tonë dhe fatkeqësisht pjesa më e madhe e saj eksportohet duke u përpunuar në rafineritë e huaja. Puna me kapacitet të ulët ka sjellë një përkeqësim të vazhdueshëm të treguesve ekonomiko-financiar të kompanisë duke sjellë edhe humbjen që ju cituat dhe që ne kemi bërë ankesë në bazë të shqetësimeve tona.

Firma “Tosk Energy”, e cila ka lidhur një kontratë qiraje me pronarin e kompanisë Byllis Energji dhe që sot menaxhon uzinën e Ballshit ka ofruar edhe garanci financiare në vlerën e 25 milionë Dollarëve për Bankers Petrolium, për një furnizim prej 50 mijë ton naftë bruto. Arjan Korini, përfaqësues i Tosk Energy thotë se kjo marrëveshje nuk është respektuar.

“Ne jo vetëm që kemi tërhequr sasinë,por po flasim për kërkesën tonë për sasi më të mëdha, dhe duke marrë parasysh edhe kërkesat për rritje të prodhimet dhe vështirësitë që mund të përballet bankers në këtë drejtim, ne dhe partnerët tanë strategjikë i kanë ofruar bankers ndihmë në investime me qëllim rritjen e prodhimit dhe destinacioni final të jetë furnizimi periodik.

Marrëveshja e arritur me Bankers është për një sasi jo më shumë se 23 mijë ton në muaj, kaq na është ofruar, por edhe mënyra e furnizimit është e tillë që nuk siguron një vazhdimësi të njëtrajtshme në rafineri. Pasi furnizimi bëhet vetëm në periudha që kompania naftënxjerrësë i ka të lira në programin e vet, kundrejt eksporteve që bën”.

Negociatat

Pretendimit të Bankers, se “Tosk Energy” nuk i është përmbajtur marrëveshjes, “Tosk Energy” thotë se firma i ka përmbushur kërkesat, megjithatë janë të gatshëm për takime.

“Ndoshta të na dëgjonin direkt se cila është kjo pikë që nuk e kemi përmbushur dhe të uleshim në takime, fakt është që ne kemi punuara me kapacitet të ulët dhe garancitë tona financiare është ofruar për tu furnizuar me sasitë më të mëdha”

TV Klan ka siguruar edhe një dokument te dorëzuar pranë Autoritetit të konkurrencës për të parë nëse ka apo jo abuzim me pozitën dominuese të Bankers që nuk tregton naftë një sektori strategjik siç është Armo.

“Tosk Energy”, e cila ka mbështetjen e grupit Gunvor Oil, thotë se është futur në këtë industri me synime afatgjata. Por mungesa e lendës së parë po ia vështirëson punën.

“Rafineria e Ballshit është një teknologji e vjetruar dhe qëllimi hyrjes ishte rinovimi jo vetëm në prodhim por edhe në produkte”.

Që prej vënies në pune të rafinerisë së Ballshit, “Tosk Energy” ka shlyer çdo detyrim ndaj punonjësve, taksave të shtetit dhe palëve të treta. Por mbyllja e rafinerisë mund t’i rikthejë problemet financiare për Armo-n dhe 1 mijë punonjësit e saj, që janë ngritur jo pak herë në protesta gjatë këtyre viteve si pasojë e ndërprerjes së punës.

Etiketa: ballshnaftetare


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme
Aktualitet

Shqipëria, kampione e Europës për përdorimin e energjisë së rinovueshme

20 Gusht, 2025 7:01 pm
“Kemi problem me Hipotekën”, Rama: PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital
Kryesore

Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

20 Gusht, 2025 6:44 pm
Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë
Aktualitet

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

20 Gusht, 2025 6:10 pm
Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

20 Gusht, 2025 5:58 pm
Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste
Aktualitet

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

20 Gusht, 2025 5:44 pm
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Para
Video/Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafën? Ja si përgjigjet ministri i ri

Meta kthen Ramën, nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Masakër në Itali, polici vret gruan dhe dy vajzat e mitura. Gjendet letra që la

VIDEO/ Aksidenti i shqiptarëve: Plagosën 5 persona, duke i ikur policisë

Taulanti kërkon 1 post/Akuza të rënda,ç’thoshte zv.ministri i ri për Ramën

I zuri vendin Demos, Taulant Muka: U shtanga nga propozimi i Kryeministrit
















TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com